MEDITIME KURANORE – 16

MEDITIME KURANORE – 16

0 997

1. Ky është Islami!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “E kryenie haxhin dhe umrën për hir të Allahut.” (Bekare; 196).

Ky është ajeti më i gjatë prej ajeteve të haxhit në lidhje me lehtësimet e haxhit. Allahu, e mbylli këtë ajet me këto fjalë: “Pra kinie dro Allahun dhe dine se Allahu është ndëshkues i rreptë.” (Bekare; 196).

Kjo gjë, vërteton se lehtësimet në Islam janë dispozita, sikurse siç janë urdhërat dispozita. Andaj, nuk lejohet ndjekja e lehtësimeve në Islam përpos se duke pasur argument të saktë. Dispozita e veprës është sikurse dispozita e lënies, mu për këtë arsye ka bashkuar urdhërat dhs lehtësimet. Kush i tejkalon dispozitat e Allahut duke i bërë vetes vështirësi ose lehtësim pa argument, i tilli veçse e ka kërkuar dhe merituar dënimin e Allahut.

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Ji i kënaqur me caktimet e Allahut!

Të qenurit i kënaqur me caktimet e Allahut është një gjë e pëlqyer, por durimi është i obliguar. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Por ti përgëzoji durimtarët. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!” (El Bekare; 155-156)

Hasan el Basriu, ka thënë: “Kënaqësia me caktimet e Allahut është krenari, por durimi gjatë sprovave (caktimeve) është kulminacioni i imanit të besimtarit.”

Tefsiri Ibni Rexhebit; 1/131

3. Të qajturit gjatë leximit të Kur’anit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur e dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj Allahut).” (Isra; 109).

Imam Neveviu, rahimehullah, ka thënë: “Pëlqehet të qajturit gjatë leximit të Kur’anit, ngase kjo është prej cilësive të robërve të sinqertë të Allahut.”

El Mexhmu’u; 2/190

4. Të parët tanë (selefi) dhe leximi i Kur’anit!

Transmetohet se Mekatil Ibn Hajani, ka thënë: E fala një namaz mbrapa Omer Ibn Abdulazizit dhe lexoi fjalën e Allahut, “Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.” (Safat; 24).

E përsëriste shpesh në namaz, ngase nuk mund të vazhdonte, nga të qajturit e shumtë.

Siretu Omer Ibn Abdulaziz, të Ibn Xheuzit, fq.160, Err Rrikatu Vel Bukau, të Ibn Ebi Dunjas; fq.90 me nr.94

5. Të qajturit e selefit (të parëve tanë) gjatë leximit të Kur’anit!

Transmeton Nafiu se nëse Ibn Omeri, e lexonte fjalën e Allahut: “A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e Allahut dhe ne atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an).” (Hadid: 16)

Fillonte te qante derisa iu mbulonte fytyra dhe mjekrra me lotë.

Hiljetul Evlija; 1/305, Sijeru A’lami en Nubelai; 3/214

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 624