7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

BESIMI NË MUXHIZET E PEJGAMBERËVE

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Secilit prej profetëve i është dhënë mrekulli të cilat i anë besuar njerëzit, ajo që më është dhënë mua është shpallja prej Allahut, e shpresoj që të jemë me më tepër pasuar ditën e Kiametit.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Prej mëshirës së Allahut mbi robërit e Tij është se dërgoi profetë tek ta, për t’i ftuar në adhurimin e Tij, prej mëshirës së Tij mbi ta është se përkrahu profetët me mrekulli që tregojnë për vërtetësinë e profetësisë së tyre, pra, mrekulli është shenjë e vërtetësisë së pejgamberllëkut, është argument i dërgimit prej Allahut, po të mungonte mrekullia tek një profet, populli i tij do kishte arritur ta përgënjeshtrojnë, dhe do arrinin të tjerët të thirrnin se janë profetë, pa kërkuar argument për vërtetësinë e tij.

Në këtë hadithi  dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, na rrëfen  se të gjithë profetët erdhën tek popujt e tyre me argumente që vërtetojnë se janë profet. Dhe se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, posedon argumentin më të madh, me çfarë shpreson të jetë me më tepër pasues, profetët e mëhershëm erdhën me argumente të dukshme që kanë përfunduar me kohën e tyre, sikur që është mrekullia e ndarjes së detit për Musain, e cila ka përfunduar pasi që ka ndodhur, e cila është transmetuar më as tek ata të cilët nuk e kanë parë me sy e që nuk e kanë përjetuar, përkundër mrekullisë më të madhe (Kuranit Fisnik) që është një mrekulli e pafund, është një argument i gjallë e prezent, sfida e tij ende vazhdon, në çdo kohë dalin mrekullit e tija gjë që ua mbyll gojat kritikëve.

Dobi nga hadithi

  1. Muxhizet janë argument që tregon për profetësinë.
  2. Secili profet kishte muxhizen e vet tek populli i tij, që argumenton vërtetësinë e tij.
  3. Mrekullia më e madhe e Muhamedit, alejhi selam, Kurani.
  4. Prej mrekullive më të mëdha prej mrekullive të profetëve mrekullia e Muahmedit, alejhi selam, Kurani.
  5. Mrekullitë e profetëve janë mrekulli konkrete që kanë përfundu me vdekjen e tyre.
  6. Realizimi i dëshirës së të dërguarit, alejhi selam, të jetë njeriu me më shumë pasues.

HADITHI I NJËZET E TETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...