MEDITIME KURANORE – 18

MEDITIME KURANORE – 18

0 1232

1. Sëmundja dhe mënyrat e shërimit;

Çdo mëkat që e kryejn gjymtyrët e trupit janë shkak për sëmundjen e zemrës dhe shkatërrimin e saj. Allahu, xhele ve ala, ilaç të shërimit të zemrave e ka bërë leximin e Kur’anit. Ai, xhele ue ala, thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Isra; 82).

Pra, mëkatarët dhe ata që i kanë të sëmuara zemrat e tyre, duhet që ta lexojnë sa ma shpesh Kur’anin, të meditojnë rreth porosive të tij dhe të shërohen përmes shprehjeve dhe kuptimeve të Kur’anit.

Ibn Badis Tefsir Ibn Badis; fq.36

2. Zemrat janë në duart e Allahut, Ai i rrotullon ato kah të don Ai!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “…dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai do të tuboheni!” (Enfal; 24).

E dëgjoi Omeri, radijAllahu anhu, një njeri duke u lutur: “O Allahu im! T’i ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij (e rrotullon atë kah të don, kah udhëzimi apo devijimi), ndërhyj ndërmjet meje dhe mëkateve (distancom nga ato).” U habit Omeri, radijAllahu anhu, nga kjo lutje e këtij njeriu dhe pas pak e ftoi atë.

Tefsir Ibn Rexheb el Hanbelij; 1/487

3. Shenjë e besimit të shëndoshë êshtë dashuria ndaj sahabëve!

Ajo që e karakterizon menhexhin (rrugën) e ehli sunetit është se ata i duan të gjithë shokët e pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem dhe se nuk kanë në zemrat e tyre për asnjërin prej tyre urrejtje apo mendim të keq.

Ngase, Allahu, xhele ue ala, shpalli në librin e Tij: “Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan.” (Hashër; 10).

Shpëtuan zemrat e ehli sunetit, kurse u sëmurën zemrat e grupeve të devijuara me urrejtje dhe mendim të keq për shokët (sahabët) e tij, salAllahu alejhi ue selem.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

4. Sikur të ishit të sinqertë në qëllimet tuaja!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Nëse ata të dy kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre. All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.” (Nisa; 35).

Do e arrijmë suksesin dhe ndihmën e Allahut në jetën tonë, aq sa ne i kemi të pastra qëllimet tona dhe aq sa dëshirojmë përmisimin e raporteve tona të ndërsjellta.

Dr. Abdullah BilKasim

5. Kur’ani shërim për besimtarët!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u dhton tjetërpërpos dëshprim.” (Isra; 82).

Hasan el Basriu, rahimehullah, thotë: “Nuk përfiton prej këshillave, ai që këshillat i kalojnë tek veshi i tij vetëm si fjalë të thjeshta(duke mos i futur në praktik), një gjë e tillë ështê e njejtë sikur shiu kur bjen tek një tokë e egër, nuk i bën dobi asaj apo nuk ka prodhim prej saj.”

Xhamiu bejanil ilmi, 1/565

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576