9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

NDRYSHOJMË PA E VËREJTUR!

Je i pakujdesshëm dhe gjumi të ka kapluar. Ke filluar të harrosh dhikrin e mëngjesit, mbrëmjes dhe atë para gjymit. Sunetet e namazeve i ke neglizhuar dhe asgjë prej tyre ska mbetur ndoshta vetëm ai i namazit të sabahut!

Namazet nuk i fal në xhemat dhe e konsideron sukses faljen e tyre në kohë! Iku pjesa e Kuranit që lexohej çdo ditë, ska më namaz të natës ndërsa hallka e Kuranit tashmë nuk ekziston. Të mos flasim për texhvidin.

Shejtani ka kohë që ta ka ndaluar sadakanë. Kalojnë javë muaj dhe vite pa hapur libër dhe pa dëgjuar ligjëratë. Tubimet përfundojnë pa e përmendur Allahun, pa e falënderuar Atë për mirësitë e Tij dhe pa dërguar salavat mbi Resulullahun, alejhi selam. Barku është mbushur me helmin vdekjeprurës të përgojimit, shpifjes të cilët nuk i ke ndaluar duke përkujtuar se bëhet fjalë për mëkate të mëdha. Ti nuk e ndalove dhe nuk e pastrove atë njollë të tubimit

Prej suneteve kanë ngelur vetëm ato të jashtëm. Gatise çdo gjë është bërë hallall dhe je i pakujdesshëm ndaj haramit

Mos ta përmendi namazin e duhasë i cili është bërë sikur haxhi, bëhet njëherë apo asnjëherë në jetë. Shkuarja më herët në xhami në ditën e xhumasë është harruar. Ikameti është bë ezan ndërsa ikameti për ty është fillimi i lëximit të imamit. Edhe zijaretet janë bërë sikur haxhi njëherë në jetë apo njëherë në vjet nëse ja gjendje të mirë!

Buzëqeshja në fytyrë të vëllait është valutë e rrallë. Dëshiron të ndërrosh qeveri dhe kryetare, të reformosh shoqëri por nuk ke sukses në familje dhe te të afërmit.
Me rëndësi është që ti ke koment për çdo gjë, ti vlerësosh thirrësit të cilët “nuk punojnë” asgjë. Më shumë kohë kalon në Facebook se sa me Kuranin Famëlartë! Më lehtë i mëson përmendsh thashethemet se sa Kuranin.  Je bërë “hafëz” i llafeve…
A je ti ai që po ndryshon apo pa e hetuar vetëmse je ndryshuar!?

Hoxhë: Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...