7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E GJASHTËMBDHJETË)!

1. Çka është Mikati!?
1. – Vendstacioni ku haxhilerët lahen dhe veshin ihramin.


2. Çka është Fidja!?
2. – Kompenzim për mungesë zbatimi të ndonjë vepër fetare.

3. Çka është Hixhameja!?
3. – Hixhameja është nxjerrja e gjakut të keq nga trupi apo koka sipas traditës së Pejgamberit alejhi selam.
Është shërim i disa sëmundjeve. 

4. A lejohet t’i dalim para apo të kalojmë para atij që është duke u falur!?
4. – Jo, nuk lejohet ti dalim para apo të kalojmë para atij që është duke u falur.
Muslimani duhet të ketë kujdes të mos kalojë para personit që është duke u falur. 
Duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit alejhi selam ku thotë: ” Sikur ta dinte njeriu mëkatin e të kaluarit para një personi që është duke u falur, do të preferonte të priste 40 (ditë, muaj ose vite) sesa t’i dilte përpara atij që është duke u falur.” 

5. A lejohet mbajtja e unazës prej arit nga ana e meshkujve!?
5. – Mbajtja e unazës prej arit nga meshkujt është e ndaluar,posaçërisht të ashtuquajturat unaza të fejesës ose martesës. 
Ky veprim i tillë llogaritet përngjasim me krishterët.

6. Çfarë shpërblimi ka Haxhi i pranuar!?
6. – Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ” Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” 
( Buhariu dhe Muslimi. Shiko: “Silsiletu el Ehadith es Sahiha( nr.1200)dhe “Irvaul Galil ( nr.769).

7. A është prej sunetit që muslimani të udhëtojë në Medine me  qëllim për të vizituar varrin e Pejgamberit alejhi selam!?
7. – Jo nuk është prej sunetit ky veprim dhe nuk është i lejuar në Islam. 
Prej sunetit ështé të kesh për  qëllim udhëtimin për të vizituar Xhaminë e Pejgamberit alejhi selam( e jo varrin e tij), ngase Pejgamberi alejhi selam ka thënë: ” Të udhëtuarit me qëllim të vizitës (me qëllim fetar) nuk duhet të bëhet askund tjetër përveç në tri xhamitë: Mesxhidul Harami (Qabeja),  Mesxhidul Aksa (në Palestinë) dhe në Xhaminë time (në Medine).” 
Dhe, kur arrin në Xhaminë e Pejgamberit alejhi selam,fal dy rekate për xhaminë (tehijetul mesxhid) dhe pastaj e viziton varrin e Pejgamberit alejhi selam.

8. A lejohet puthja apo prekja e varrit të pejgamberit alejhi selam apo e gjërave që janë pranë varrit sikurse ndonjë dru apo diçka tjetër me qëllim marrjes bereqetit !?
8. – Jo nuk lejohet. Ky veprim buron nga tradita e çifutëve dhe të krishterëve.

9. A lejohet vizita e varrit të Pejgamberit alejhi selam pas faljes së çdo namazi!?
9. – Ky veprim është bidat si dhe është teprim në fe dhe bie në kundërshtim me fjalën e pejgamberit alejhi selam ku thotë: ” Mos e shndërroni varrin tim si vend për vizitë, dërgoni përshëndetjet mbi mua prej ngado që jeni, ngase përshëndetjet tuaja më arrijnë mua.” 

10. Çfarë duhet të thotë muslimani kur viziton varrin e Pejgamberit alejhi selam!?
10. – Eselamu alejke ja resulallah ve rahmetullahi ve berekatuhu. Kështu vepronte edhe Abdullah Ibn Omeri kur vizitonte varrin e Pejgamberit alejhi selam.

11. Sa herë është përmendur emri i Jusufit,- alejhi selam në suren jusuf!?
11. 25herë.

12. Cila ishte mbretëresha e cila e pranoi ftesën (për pranimin e Islamit) e Sulejmanit alejhi selam!?
12. – Mbretëresha Belkisa.

13. Cila ishte sprova (fitneja) e parë tek populli i Beni Israilëve!?
13. – Fitneja e grave.

14. Kush ishte shkaktari kryesor i fitnes (përçarjes) mes fisit Euvs dhe Hazrexh!?
14. Shkaktar kryesor i fitnes mes fisit Euvs dhe Hazrexh ishte Shashe Bin Kajsi.

15. Kush shkroi i pari në sire (histori) në Islam!?
15. Muhamed bin Shihab ez Zuhri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

16. Ceke një nga shenjat e mëdha të kiametit!?
16. Lindja e diellit nga perëndimi.

17. Pse u quajt muaji Muharrem me këtë emër!?
17. Sepse është muaji në të cilin u ndalua lufta.

18. Cila është duaja që duhet ta thotë muslimani pas daljes nga banjo!?
18. “Gufraneke” ( Më falë o Zot).

19. Cila është gruaja e parë e cila  u  dënua për shpifje!?
19. Hamnetu binti (vajza e) Xhahsh.

Burimi; albislam.com
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

MEDINE, 2014

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...