NJIHE FENË TËNDE (PJESA E SHTATËMBDHJETË)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E SHTATËMBDHJETË)!

0 1562

1. Defino teuben (pendimin) në aspektin gjuhwsor dhe atë sheriatik (islam)!?
1. Pendimi në aspektin gjuhwsor wshtw: ” Kthimi nga thyerja e një rregulli në pasimin e atij rregulli (d.m.th nga mëkati në adhurim-  nga mosfalja e namazit në faljen e namazit).

Kurse pendimi në aspektin sheriatik (Islam): Të penduarit nga veprimi i një mëkati pas njohjes dhe veprimit të atij mëkati, keqardhja e veprimit të mëkatit si dhe zotimi i moskthimit në atë mëkat.

2. Si kuptohet shprehja,- ” Përulja në Namaz,- !?
2. Prezenca e zemrës dhe qetësia e pjesëve të trupit në Namaz.

3. Cilët janë pejgamberët Ulul Azmi (më të zgjedhur) nga ana e Allahut!?
3. Muhamedi, Nuhi, Ibrahimi, Musa dhe Isa alejhimu selam.

4. Në cilin vit muslimanët rrënuan  idhujt nga Mekeja!?
4. Në vitin e çlirimit të Mekes.

5. Si quhej viti në të cilin lindi Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!?
5. Viti i elefantit.

6. Në fillim sa namaze u bënë obligative për umetin e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!?
6. Në fillim u obliguan 50 namaze, ndërsa porosia e fundit ishte me i falë vetëm pesë namaze por duke u shpërblyer nga ana e Allahut sikurse me  i falë pesëdhjetë namaze.

8. Ceke ajtin ku wshtë përsëritur dy herë emri Allah njw pas njw në një ajet të vetëm në Kur’an,!?
8. ” O njerëz ! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i denjë për çdo lavd”.(Sure Fatir ajeti 15).

9. Njëri nga të dërguarit e Allahut tek jomuslimanët quhet apo njihet me emrin si Junani, cili është ai pejgamber!?
9. Ai është Junus bin Meta alejhi selam (Junusi alejhi selam).

10. Sa është   përafërsisht numri i sahanëve (shokëve të Pejgamberit alejhi selam)!?
10. 114 mijë sahabe.

11. Cila është sureja pjesa e fundit e zbritjes së saj e shfuqizoi pjesën a parë të saj!? 
11. Sureja el Muzemil.

12. Prej cilit vend fillon Haxhiu bërjen e Tavafit në Qabe?!
12. Nga Haxherul Esvedi (guri i zi).

13. Sa herë është përmendur emri i Havës (gruas së Ademit alejhi selam) në Kur’an!?
13. Asnjëherë nuk është përmendur emri i Havës alejhes selam në Kur’an.

14. Përmendi disa nga emërtimet e Kur’anit!?
14. 
1.  القرآن الكريم 
El Kur’anul Kerim.
(Kur’ani Famëlartë).
2. الكتاب

El Kitab.
(Libër).
3. الذكر
Edh Dhikr.
(Përkujtues).
4. الفرقان
 
El Furkan.
( Dallues i së vërtetës nga e pavërteta).
5. التنزيل
 
Et Tenzil.
( I zbritur).

15. Cili është shteti më me shumë musliman në Afrikë?
15. Nigeria.

16. Me çfarë emra të tjerë është njohur Medina!?
16. 
1. المباركة
El Mubarekeh.( Vend  i bekuar, i uruar).
2.المحرمة

El Muharremeh.
( Vend i shenjte, zonë e ndaluar për bërjen e mëkateve).
3. المختارة
 
El Muhtareh.( E përzgjedhur)
4. يثرب
 
Jethrib.

17. Me çfarë emra të tjerë është njohur Meka !?
17.
1. Bekete. (Shiko ajetin 96 të sures Ali Imran).
2. Ummul Kura.( Shiko ajetin 7 të sures Shura).
3. Beledul Emin- Qytet i sigurt ( Shiko ajetin 35 të sures Ibrahim).
4. Muhbitul Vahj ( Vendi ku ka zbritë shpallja nga ana e Allahut tek Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!).

18. Cila është njëra nga gjërat e para që ia mësoi Xhibrili,- alejhi selam!,- Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!?
18. Abdesin. (Marrjen e Abdesit).

19. Si e ka emrin sureja e cili zbriti e fundit si sure komplete nga Kur’ani!?
19. Sureja En Nasr.

20. Kush ishte komandant i muslimanëve në luftën e Nehavendit!?
20. Komandant i muslimanëve në luftën e Nehavendit ishte Nu’man ibn Beshiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

21. Kush ishte komandant i muslimanëve në luftën e Hunejnit!?
21. Komandant i muslimanëve në luftën e Hunejnit ishte Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!.

22. Me çka e dalloi Allahu,- xhele veala!,- babën e njerëzimit (Ademin alejhi selam) !?
22. Allahu e dalloi me tre veçori:
1. Allahu e krijoi me duart e Tij. (Shiko ajetin 75 të Sures Sad).
2. I fryu Allahu shpirtit të krijuar prej Tij ( Shiko ajetin nr.9 të sures Sexhde).
3. Dhe i urdhëroi Melaiket t’i bëjnë sexhde Ademit,- alejhi selam (shiko ajetin nr. 34 Sures Bekare)!

23. Prej çka krijoi Allahu njerëzit, xhinët dhe melaiket?!
23. Allahu i krijoi njerëzit nga dheu dhe balta, xhinët nga zjarri dhe melaiket nga drita.
24. Cili ishte sahabiu të cilit iu pranoheshin lutjet?!
24. Sa’d bin ebi Vekasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

25. Cili shtet Islamik ka sipërfaqe më të madhe tokësore?!
25. Sudani.

26. Në cilin shekull morri hov të madh përhapja e Islamit?!
26. Në shekullin e shtatë.

27. Kush është shkaktari kryesor i fitneve në kohën e Othmanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?
27. Çifuti Abdullah ibn Sebe.

28. Prej ku burojnë lumenjtë e Xhenetit?
28. Prej Xhenetul Firdeusit.

29. Kush janë imamët kryesor e katër medh-hebeve?!
29.
1. Imam Ebu Hanife.
2. Imam Maliku.
3. Imam Shafiu.
4. Imam Ahmed ibn Hanbeli.
Allahu qoftë i kënaqur me ta!

31. Në cilin vit ndodhi pakti (marrëveshja) e Hudejbijes?!
31. Pakti i Hudejbijes ka ndodhur në vitin e gjashtë Hixhrij.

32. Cili është guri më i njohur?!
32. Guri i zi (haxherul esvedi) i cili gjendet në Qabe.

33. Prej çka krijoi Allahu njerëzit, xhinët dhe melaiket?!
33. Allahu i krijoi njerëzit nga dheu, xhinët nga zjarri dhe melaiket nga drita.

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1265

0 1469