NJIHE FENË TËNDE (PJESA E NËNTËMBDHJETË)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E NËNTËMBDHJETË)!

0 1474

1. Sa dëshmorë ranë shehid nga ana u muslimanëve në luftën e Hendekut!?
– Në luftën e Hendekut ranë shehid tetw dëshmorë nga ana e muslimanëve.


2. Kush ishte i pari që i mohoi cilësitë e Allahut,- xhele veala!?
– Xha’d Ibn Derhem.

3. Cila është sureja që të gjitha ajetet e saja përfundojnë me shkronjën ‘S’ !?
– Sureja En Nas.

4. Për kë zbritën pesë ajetet e para të sures el Bejineh!?
– Për Ubej Ibn Ka’bi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

5. Në cilin vit hixhrij u ndërtua Mesxhid Aksaja!?
– Në vitin 74hixhrij.

6. Njëri nga komandantët e ushtrisë muslimane ka thënë: ” Pasha Allahun nëse dëgjoj ose marrë vesh se pas këtij detit gjendet tokë në të cilën ka jobesimtarë (njerëz që adhurojnë zota pos Allahut) do të luftoja (do bëja xhihad) dhe do ta çliroja atë tokë për hirë të Allahut, kush ishte ky komandant!?
– Ukbe Ibn Nafi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

7. Cila ishte gruaja të cilën pejgamberi,- alejhi selam!,-  e qefinosi me këmishën e tij!?
– Fatimen, vajzën e Esedit.

8. Nëse vërtetohet se dikush e ka pa njëherë gjatë jetës së tij pejgamberin alejhi  selam, dhe e ka pasuar atë, si quhet ai në Islam!?
– Quhet Sahabi.
(D.m.th. Ai që e ka takuar pejgamberin alejhi selam qoftë njëherë gjatë jetës së tij, ka besuar shpalljen me të cilën ka ardhur pejgamberi, pastaj e ka pasuar dhe ka vdekur në Islam: Ky njeri quhet Sahabi).

9. Në cilën Sure të Kur’anit flitet rreth luftës së Tebukut!?
– Suren et Teube.

10. Sa ishte numri i ushtrisë muslimane dhe sa i romakëve në luftën e Tebukut !?
– Numri i ushtrisë muslimane në luftën e Tebukut ishte tridhjetëmijë(30000), kurse numri i ushtrisë romake ishte njëzetmijë (20000).

11. Kush ishte ai që kontribuoi më së shumti në përgatitjen e ushtrisë muslimane në luftën e Tebukut, dhe çfarë tha për të Pejgamberi,- alejhi selam!?
– Othmani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, – ishte ai që kontribuoi më së shumti në përgatitjen e ushtrisë muslimane.
Ndërsa, me këtë veprim të mirë të Othmanit, Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: ” Othmani pas kësaj dite kurrë nuk do të humb.”

12. Në cilin muaj dhe vit ndodhi lufta e Tebukut!?
– Në muajin Rexheb, vitin e nëntë hixhrij.

13. Sa ishte numri i ushtrisë muslimane në luftën e Hunejnit!?
– Numri i ushtrisë muslimane në luftën e Hunejnit ishte dymbëdhjetë mijë (12000).

14. Në cilin muaj dhe vit ndodhi lufta e Hunejnit!?
– Në muajin Sheual, vitin e tetë hixhrij.

15. Në cilin muaj dhe vit u çlirua Meka!?
– Në muajin Ramazan, vitin e tetë hixhrij.

16. Ishte shok i pejgamberit alejhi selam në periudhën  para shpalljes dhe njëkohësisht ishte mjek, dhe pasi erdhi shpallja nga Allahu kurejshitët përhapën lajmin se pejgamberi alejhi selam është i sëmurë (i çmendur) dhe kërkuan nga ky mjeku me e mjeku pejgamberin, dhe kur shkoi ta mjekonte dëgjoi nga pejgamberi alejhi selam disa vargje Kuranore dhe pas dëgjimit ai e pranoi islamin në mënyrën më të mirë të mundshme, për kë është fjala!?
– Fjala është për Damad ibn Thalebe el Ezedij,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

18. Si quhet kodra në të cilën u ndal anija e Nuhit alejhi selam!?
– Kodra në të cilën u ndal anija e Nuhit alejhi selam quhet Kodra el Xhudij.
(Shiko: Sure el Hud: ajeti 44).

Burimi; albislam.com
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI


Literatura:
1. Sire Nebeuije: Ibn Hishami
2. Es Siretu en nebeuije fi dauil Kur’ani ues Suneti: Muhamed Ibn Muhamed.
3. Es siretu en nebeuije durus ue ibr: Muhamed Ali Muhamed Es Salabi.
4. Err rrehikul mahtum: Safijurrahman el Mubarekfuri.
5. Nurul jekin fi sireti sejidil murselin: Muhamed el Hudajri.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1261

0 1465