MEDITIME KURANORE – 22

MEDITIME KURANORE – 22

0 1415

1. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Allahu do t’i forcojë besimtarët me fjalë të fortë edhe në këtë edhe në atë botë.” (Ibrahim: 27).

Katade, rahimehullah, në komentimin e këtij ajeti, ka thënë: “Në këtë botë Allahu i forcon besimtarët me hajr (mirësi) dhe me vepra të mira, ndërsa në botën tjetër i forcon në varr.”

2. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. All-llahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.” (Bekare; 196).

Ibn Hazmi, rahimehullah, ka thënë: ” Çdokush që synon ta veproj një mëkat, i çfarëdo lloji qoftë ai mëkat, gjatë periudhës së haxhit, nga çasti i veshjes së ihramit deri tek përfundimi i haxhit dhe i tilli është i vetëdijshëm se është duke kryer Haxhin, haxhi i personit në fjalë është i pavlerë.” Burimi; (El Muhala; 7/186).

3. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!” (Al Imran : 103).

Ky është urdhër hyjnor obligativ për besimtarët që mos të përçahen, ngase përçarja është devijim dhe njëherit është edhe prej mëkateve më të mëdha dhe mu për këtë arsye Allahu i ka kërcënuar ata që përçahen me dënim të madh, ku thotë: “E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.” (Al Imran; 105).

Shejh Abdullah el Gunejman

4. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm(sabërli).” (Merjem; 65).

Përmes këtij ajeti Kur’anorë mësojmë se sabëri (durimi) është obligim dhe sa sabri më i mirë është sabri gjatë kryerjes së adhurimeve. Sabri ndaj sprovave dhe fatëkeqsive është më i lehtë sesa sabri gjatë kryerjes së adhurimeve.

Shejh Abdullah el Gunejman

5. Allahu, xhele ue ala, ka thotë: “Pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”. (Ta’ha; 61). dhe thotë: “Kështu, i shpërblrjmë (me dënim) trilluesit e rrenës.” (A’raf; 152).

Ky është një premtim hyjnor dhe sunet (rrugë) i pashmangshëm për çdo shpifës,trillues dhe rrenacak. Njëherit, është përgëzim për çdo njëri që i është bërë zullum ndaj tij me shpifje se të tillin Allahu do ta ndihmojë, qoftë edhe pas një periudhe. Andaj, i tilli mos të ngutet dhe mos t’i humb shpresat në Allahut, ngase nuk i humb shpresat në Allahut përpos femohuesve.

Shejh Dr Nasir el Umer

Nga arabishtja : Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 577