PSE NUK BUZËQESH ?!

PSE NUK BUZËQESH ?!

0 1823

Nëse të ka ndodhur që ke marrur notë të ulët në fakultet, apo nuk e ke kaluar testin e vozitjes, ose të është ngushtuar çështja e martesës, e punësimit, etj.

Në përgjithësi, ke dështuar në realizimin e planeve tua jetësore! Këto, dhe problemet tjera të ngjajshme nuk duhet të ndikojnë tek ti, që të jesh fytyrë mrrolur, e të të pengojnë nga buzëqeshja. Ngase realisht, bota në të cilën jetojmë është e stërmbushur me sfida dhe të papritura. Mirëpo, njerëzit e mençur dinë se si t’i menaxhojnë dhe kontrollojnë emocionet e tyre edhe në gjendjet më të vështira që mund të i sjellë jeta.

Dhe mu për ketë, shembullin më të mirë e kemi në të Dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem. Allahu në Kuranin Fisnik, thotë: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Ditën e Fundit dhe e përmendë shumë Allahun”. el-Ahzab: 21 .

I dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, edhe pse ishte me i preokupuari nga të gjithë njerëzit. Preokupohej me hallet dhe dertet e shokëve, dhe popullit të tij. Kjo nuk e pengonte atë aspak, që të ishte i hareshëm dhe i buzëqeshur me shokët, shërbetorët, gratë, e me të gjithë.

Abdullah ibën Xheriri, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, thotë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, më ka buzëqeshur çdoherë që më ka parë”.

Vëlla dhe motër e nderuar, a mos vallë mendon se problemet dhe brengat tua, janë më të mëdha se ato që kishte i dërguari ynë? Kurrsesi! Andaj të këshilloj që nga ky moment, ta fillosh ndryshimin në vetvete duke e pasuar shembullin e tij fisnik dhe me këtë ta plotësosh edhe një sunet të braktisur nga ana jote!

Nëse deri dje ishe me fytyrë të zymtë, sot le të shkëlqejë fytyra jote nga buzëqeshja, nëse je mësues – profesor, buzëqeshi nxënësve, studentëve e kolegëve tu. Nëse hip në autobus apo tren, dhe njerëzit të shikojnë dhuroja një buzëqeshje atyre. Nëse ke shtrëngim duarsh me një mik të ri, përshëndete atë fytyrëqelur e me buzëqeshje. Nëse kthehësh në shtëpi i lodhur nga puna, harroi lodhjet, buzëqeshi nënës dhe puthi duart e saj. Ngase me këtë do ta fitosh dashurinë e saj, njashtu edhe të Allahut. Ngase kënaqësia e Allahut qëndron në kënaqësinë e prindërve, sikurse edhe hidhërimi i Tij, -Allahu na ruajtë-, e arritja e kënaqësisë dhe dashurisë së Allahut, është pikësynimi i ç’do muslimani të devotshëm.

Njejtë vepro edhe me gruanë dhe fëmijët e tu dhe kësisoi vazhdo gjatë gjithë jetës tënde, që të bëhesh i dashur si tek njerëzit njashtu edhe tek Krijuesi i Gjithësisë.

Dhe për fund, mos harro “Se edhe buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd, është sadakë”. (Hadith sahih)

Shkroi: Bekim Kokollari

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 582