MEDITIME KURANORE – 27

MEDITIME KURANORE – 27

0 1679

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer; 53).

Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet dhe menjëherë u shkon mendja tek disa njerëz që i shohin se janë mëkatarë të mëdhenjë dhe që e kanë ngarrkuar veten e tyre me shumë mëkate. Por, pa e ndjerë fare se edhe këta vetë janë mëkatarë. Ky është një rezik i madh, me e vlerêsu veten si të pagabuar dhe me mendu se vetëm të tjerët bëjnë pjesë në këtë ajet. Ky veprim tregon se ky njeri është përtac dhe nënçmues ndaj mëkateve dhe nëse vazhdon kështu e pret shkatërrimi.

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Atij (Hidrit – njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je imësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?” (Kehf; 66).

Ibn Kajimi, rahimehullah, ka thënë: “Pasi i dha selam, filloi t’i kërkoj leje që ta pasonte dhe ta shoqëronte dhe që nuk do ta shoqëroj dhe pasoj pa lejen e tij. Fjala e Allahut: على أن تعلمن “që të më mësosh.” Na bën të qartë se Musai aleji selam nuk erdhi tek Hidri që ta provokoj ose ta spiunoj, por erdhi si nxënës që të përfitoj sa ma shumë dituri nga ai.”

Miftah Dar es Se’adeh; 1/150

3.Prej gjërave më parësore dhe më madhore që duhet t’i posedoj kërkuesi i diturisë me mësuesin apo hoxhën e tij, janë: Durimi (sabri) dhe edukata me hoxhën ose mësuesin e tij. Këto dy gjëra, Allahu i përmblodhi në Kur’an, kur Musai, alejhi selam i tha Hidrit: “(Musai) Tha: “Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!” (Kehf; 69).

Dr. Muhamed Rebia

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “…dhe askë mos e pyet për ta”. (Kehf; 22).

Muslimani duhet të jetë syçel dhe nuk duhet të kërkoj fetva apo ta pyet dikë që nuk është i thirrur(adekuat, meritor) për dhënien e fetvave, edhe nëse i tilli pretendon se posedon dituri, mos kërko fetva prej tij nëse nuk është meritor dhe i thirur për fetva.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Kehf; fq.44

5. Shejhul Ibn Tejmije, rahimehullah, duke i kundërshtuar filozofët, cek ajetin, ku Allahu, tha: “Është e vërtet se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” (Isra; 9).

Më pas, tha (Ibn Tejmije); Nuk ka dyshim se rruga më e vërtetë dhe më e nderuar është ajo rrugë për të cilën Allahu i dërgoi,pejgamberët e Tij. Kurse, rruga në të cilën thërrasin filozofët, është rrugë në të cilën është humbje e vërtetë, ku thellohen shumë prej tyre e pastaj nuk dinë se si të dalin nga ajo tollovi, e cila edhe pse i duket e gjatë por realisht e tëra është boshe dhe e kotë. Kjo, rrugë(e filozofve) shpie drejtë dënimit të Allahut. Kurse, rruga që thërret Kur’ani, ngërthen në vete lumturi dhe harmoni në dy botërat dhe sjell paqe dhe mirëkuptim në shoqëri, nëse ndiqet kjo rrugë ashtu siç kërkon Allahu.

Err Rred el Mentikin; fq.162

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592