1. Nëse vdesin zemrat, dije se Allahu është i fuqishëm për t’i ringjallur ato: “Dijeni, se Allahu, me të vërtetë, e ngjallë tokën pas vdekjes së saj! Na ju sqarojmë argumentet për të kuptuar ju!” (El Hadid; 17 ).
Dr. Salih el Feuzan Allahu e ruajtë
2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Obligim yti është vetm kumtimi, kurse Jona është llogaria.” (Rra’d; 40)
Çfarë është gjendja me disa prej neve, dëshirojmë t’i ngarrkojmë veteve tona dy obligime të cilat nuk na ka ngarrkuar Allahu me to, por vetëm me njërën prej tyre, e jona është ta kumtimi i thirrjes Islame, kurse llogaria është e Allahut e jo e jona.
Dr. Abullah Sekakir
3.Allahu, xhele ue ala, thotë: “Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.” (Ankebut; 43).
Disa nga të parët tanë gjatë leximit të Kur’anit, nëse hasnin në ndonjë shembull Kur’anorë, nëse nuk e kuptonin atë, qanin dhe thonin për veten e tyre; “Unë nuk jam prej dijetarëve.”
Miftah Dar es Sea’de; të Ibn Kajimit rahimehullah; 1/51
4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Allahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.” (Ali Imran; 123).
Pra, ishin të paktë në numër dhe të dobët nē përgatitje (armë të pakta,etj). Gjendja e muslimanëve të sotit ēshtē e tillë, u janë vërsulur armiqtē e islamit nga çdo anë e botës dhe tokës, në numër shumë të madh dhe nē përgatitje të madhe. Mënyra e vetme e arritjes së fitores ose mbrojtjes nga kurthet dhe sherret e tyre është ashtu siç i mësoi Allahu Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe Sahabët pak para ajetit të bedrit, ku tha: “Po, në qoftë se ju bëhi të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t’u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.” (Ali Imran; 121).
Dhe, kur ata iu rrekën sabrit (durimit) dhe takvas (devotshmërisë, ruajtjes nga rēnia në mëkate), u realizua fitorja e madhe.
Shejh Dr. Nasir el Umer
5. Shenjat e zemrës së sëmurë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “…andaj mos u llastoni(o ju gra) në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij.” (Ahzab; 32).
Ai i cili e posedon zemrën e sëmurë dhe është i prirur për imoralitet, i tilli është i gatshëm që të vërsulet në aksion për imoralitet me lëvizjet më të vogla të mundshme që shpiejnë drejtë imoralitetit. Një gjë e tillë ndodhë kështu, ngase zemra e tij është e sëmurë dhe nuk mundet t’i përballoj sfidave dhe sprovave ashtu siç i përballon zemra e shëndoshë. Njashtu, zemra e sëmurë nuk mund të bëjë sabër ndaj haramit ashtu siç bën sabër ndaj haramit zemra e shêndoshë. Zemra e sëmurë, e pret çastin dhe mundësinë më të vogël e cila thërret në haram(mëkat) që t’i përgjigjet dhe nënshtrohet tërsishtë asaj thirrje.
Shejh Abdurrahman es Sa’di në tefsirin e tij; fq.663
Burimi: albislam.com
Nga arabishtja; Suad Shabani