MEDITIME KURANORE – 38

MEDITIME KURANORE – 38

0 1132

1. Dijetarët e selefit e kanë urrejtur që dikush të alivanoset apo të veprojë sjellje të çuditshme gjatë dëgjimit apo leximit të Kur’anit.

Sherh Sahih el Buhari, të Ibn Betalit; 11/282

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut” (Nisa; 80).

O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij.” (Huxhurat; 1).

Ibn Abasi, radijAllahu anhu, ka thënë; ” mth, mos thuani asgjë që është në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunetin.”

Kurtubiu, rahimehullah, ka thënë; “Dmth, mos bëni asgjë, qoftë fjalë apo vepër, përpos se duke qenë në përputhje me Kur’anin dhe Sunetin. Kush i jep përparësi fjalës së tij apo të dikujt tjetër para fjalës së pejgamberit,salAllahu alejhi ue selem, i tilli veçse i ka dhënë përparësi të tjerëve para Allahut në këtë rast. Ngase, i dërguari i Allahut nuk urdhëron diçka përpos se duke qenë i urdhëruar me të nga Allahu për një gjë të tillë.”

3. Allahu, xhele ue ala, thotë; “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kndërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.” (Tahrim: 6).

Zerkeshiu, rahimehullah, thotë; “Çdonjëri prej neve e ka për obligim të kujdeset për familajrët e tij. Të kujdeset që ata të falin pesë kohët e namazit, të agjërojnë ramazanin, t’ia mësoj atyre urdhërat dhe ndalesat e Allahut. T’ua mësoj atyre pastërtinë nga xhenabeti, hajzi dhe nifasi. Pra, çdonjëri prej neve duhet të jetë syçel dhe i kujdesshëm me familjarët e tij.”

El Burhan Fi ulumil Kur’an; 2/84

4. Zerkeshiu, rahimehullah, thotë; “Nëse besimtari lexon ajetin ku Allahu thërret ata që kanë besuar: “O ju të cilët keni besuar.”

Është mirë të ndalet dhe të shikoj se nëse Allahu urdhëron diçka të veprohet, nëse ka qenë më herët prej atyre që ka vepruar atë që ka kërkuar Allahu, atëherë le ta falënderon Allahun për këtë mirësi, e nëse nuk ka qenë prej atyre që ka vepruar, le të pendohet tek Allahu dhe të punoj nga ky moment. Ose, nëse e sheh se Allahu ka ndaluar ndonjë gjë, nëse ka qenë prej atyre që nuk e ka vepruar atë mëkat, le tê falënderon Allahun, por nëse ka qenë prej atyre që ka vepruar mêkatin në fjalê, le të pendohet nga ai mëkat dhe të mos e përsëris më nga ky moment.”

El Burhan Fi ulumil Kur’an; 2/83

5. Zerkeshiu, rahimehullah, thotë; “Besimtari duhet ta angazhoj zemrën e tij që të meditoj atë që lexon nga Kur’ani, t’ia dij kuptimin çdo ajeti që lexon, mos të kaloj tek ajeti i radhës pa e kuptuar ajetin paraprak. Nëse lexon ajetin në të cilin përmendet mëshira e Allahut, le të ndalet dhe të gëzohet dhe ta falënderoj Allahun dhe ta kërkoj xhenetin nga Ai. Nëse lexon ajetin ku përmendet dënimi i Allahut, le të ndalet dhe nëse e sheh se është fjala për pabesimtarët, le të falëndron Allahu që e ka begatu me iman (besim, islam), po nëse e sheh se ajeti në fjalë është kërcënim edhe për besimtarët e dobët, le të kërkoj nga Allahu që ta ruaj nga zjarri i Xhehenemit.”

El Burhan Fi ulumil Kur’an; 2/82

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589