1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të Allahut” (Munafikun: 9).
Çdo gjë që të largon nga adhurimi i Allahut, qoftë edhe pasuria ose fëmijët, do të jetë mëkat për ty dhe argument kundër teje.
Tefsir Ibn Rexheb; 2/475
2. Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Me të vërtetë, ata që prej frikës së madhe ndaj Zotit të tyre, frikësohen (nga dënimi i Tij), َdhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre, dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre, dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre, – ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët.” (Muminun: 57-61).
Transmeton Imam Tirmidhiu nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e cila thotë: E kam pyetur pejgamberin,- alejhi selam në lidhje me këtë ajet: A janë këta njerëz që konsumojnë alkool, bëjnë imoralitet dhe vjedhin? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Jo, oj bija e Sidikut, por janë ata që agjërojnë, falen dhe japin sadaka, mirëpo ata frikësohen se ndoshta nuk u pranohen këto vepra tek Allahu, dhe këta nxitojnë drejt kryerjes së veprave të mira.”
(Shënon: Tirmidhiu- 4/12 (kapitulli i tefsirit), Ibn Maxhe – 4198, Hakimi – 2/394 (kapitulli i tefsirit dhe the zingjiri hadithit është sahih).
Edhe Dhehebiu është i këtij mendimi. Ky transmetim ka ndërprerje në zingjirin e transmetimit: shiko – Xhamiul usul: 2/254. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih).َ
3. Bereqeti i leximit të Kur’anit: Njëri prej dijetarëve të selefit, ka thënë: “Nuk ndodh që dikush të ulet dhe të lexoj Kur’an e mos të qohet pastaj prej leximit të Kur’anit i shëndoshë apo i kthjellur. Por, nganjëherë një gjë e tillë nuk ndodh tek disa lexues të Kur’anit, por tek shumë prej tyre ndodh një gjë e tillë, pastaj e lexoi fjalën e Allahut: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u dhton tjetërpërpos dëshprim.” (Isra; 82).
Tefsir Ibn Rexheb, 1/639
4. Disa prej njerëzve (nga muslimanët) kur i dëgjojnë disa ajete Kur’anore, thonë: Këto ajete kanë zbritur për jobesimtarët ose munafikët (dyfytyrëshit) e jo për ne, muslimanët në përgjithësi. Edhe pse, për fat të keq ndoshta i tilli është i stërmbushur më cilësitë dhe veprat e atyre dy grupeve që u cekën më lartë. Pra, i tilli më shumë përngjanë me dy kategoritë e lartëpërmendura sesa me muslimanët. Allahu i Madhëruar, tërhjeq vërejtjen nga të tillët: “Dhe mos u bëni si ata që thanë: “Dëgjuam”, por nuk dëgjojnë.” (Enfal; 21).
Muhamed Rashid Rida Tefsirul Menar, 9/524
5. Me rastin e afrimit të muajit të Ramazanit, muslimani duhet ta meditojë këtë porosi Kur’anore, ku Allahu i Madhëruar, thotë: “E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të ndonjë përgatitje.” (Teube: 46).
Dhe, prej përgatitjeve më të mëdha që mund t’i bëjë muslimani për muajin e bekuar të Ramazanit është pastrimi i denjë i zemrës së tij nga mëkatet dhe kërkimi i hallallëkut ndaj atyre që u ka hyrë në hak (pra njerëzve), qoftë me fjalë apo vepra.
Përndryshe, nëse nuk vepron kështu, frikësohemi se muslimani i tillë do të jetë pjesë e fjalës së Allahut, ku thotë: “…por Allahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre.” (Teube; 46).
Mos harroni, se Allahu, nuk i bënë padrejtësi askujt!
Shejh Dr. Omer el Mukbil
Burimi: albislam.com
Nga arabishtja: Suad Shabani