A duhet të agjërojë gruaja e cila ka abortuar gjatë muajit Ramazan?

A duhet të agjërojë gruaja e cila ka abortuar gjatë muajit Ramazan?

0 1477

Komisioni i përhershëm i fetvave, thotë: “Nëse gjatë abortimi foshnja vërehet se është zhvilluar, si psh: vërehen dora, gishtërinjtë, etj. Atëherë, motra muslimane e ndërpren agjërimin, namazin, etj. Dhe pret deri sa t’i kalojë periudha lehonisë, apo dyzet ditë, derisa të pastrohet. E, pas pastrimit ajo i kompenzon ditët e mbetura të Ramazanit. Asaj i obligohet vetëm agjërimi e jo edhe shpagimi, kuptohet ajo duhet ta bëjë kompenzimin e atyre ditëve para se të hyjë Ramazani i ardhshem.

Mirëpo, nëse foshnja nuk është zhvilluar, por është vetëm gjak i ngjizur, atëherë ajo obligohet ta vazhdojë agjerimin dhe namazin, për çdo namaz duhet të marrë abdes të ri. Ndërsa, gjaku i cili rrjedhojë e mer dispozitën si gjak i çrregullimit trupor. Pra, vazhdon agjërimin dhe namazin, deri sa t’i vijnë menstruacionet. (Dmth, nuk ka nevojë në rastin e dytë të ndërprehet agjerimi dhe namazi, si dhe nuk obligohet të pret dyzet ditë, ngase nuk e mer dispozitën e gruas lehone)

Burimi në gj. shqipe; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani