Prej Cezarit, perandorit romak, deri te Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:
Kemi marrë vesh për atë që ka ndodhur mes teje dhe Aliut – të birin e Ebu Talibit. Ne mendojmë që ti je më meritor për t’u bërë kalif. Nëse më urdhëron, të dërgoj një ushtri e cila do ta sjellë kokën e Aliut.
Prej Muaviut, deri te Herakliu:
Dy vëllezër janë zënë, ç’punë ke ti që ndërhyn? Nëse nuk e mbyll gojën, ta dërgoj një ushtri fillimi i së cilës është te ti ndërsa fundi tek unë, ma sjellin kokën tënde dhe ia dërgoj Aliut.
Nga arabishtja: Agim Bekiri
Burimi: albislam.com