10- O ZOT SHTOMA DITURINË MUA

10- O ZOT SHTOMA DITURINË MUA

0 3989

O Zot shtoma diturinë mua [1]

 رَّبِّ زِدْنِي عِلْمًا

(Rabi zidni ilmen)

Komentimi i lutjes

Zoty ynë, i Lartmadhëruar, urdhëron të dërguarin e tij, sal-Allahu alejhi ve selem, të kërkon prej Tij shtimin e diturisë, ky urdhër për të dërguarin është urdhër edhe për ne, atij i është drejtuar me fjalë për arsye se ai është shembëlltyrë për gjithë umetin, dhe dihet se fjala drejtuar një shembëlltyre është fjalë që i drejtohet edhe pasuesve të tij, kështu është në parim, përveç nëse ekziston argument që e veçon atë prej të tjerëve.

Fjala e Allahut: “O Zot shtoma diturinë mua”, thuaj; O Muhamed, o Zot shtoma diturinë mua, pos asaj që më ke dhënë, urdhërimi që të kërkon dobi të diturisë prej asaj që ai nuk e di.

E urdhëroi atë Allahu që të shton diturinë, prej më kryesores dituria e Kuranit Fisnik, ngase kjo dije është një mjet për t’u ngritur në dijet, njohuritë, e dobitë e kësaj bote dh ebotës tjetër, dhe Allahu nuk e urdhëroi që të kërkon shtim për diç tjetër, pos në dije, që tregon qartë për vlerën e diturisë, de se është një prej veprave më të mira, kështu që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk ndaloj duke i ngritur dhe shtuar diturinë deri në momentim kur Allahu ia morri shpirtin.

Kjo ishte njëherit edh ekërkesa e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, andaj, ibn Mesudi, lutej dhe thoshte: “O Allah më shto mua imanin, bindjen dhe kuptimin”, apo ka thënë ”diturinë”.[2]

Dijetarët, kudo që janë që prej lindjes e deri në perëndim, prej atij momenti e deri të ditët e sotit, e deri në ditën e Kiametit, i janë përkushtuar kësaj lutjeje, dit e nat.

Si kjo kërkesë e madhe janë transmetuar hadithe të ndrysme që nxisin në dije, kështu që prej lutjeve të tija, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte: “O Allah më jep dobi prej asaj që më ke mësuar, dhe më jep dijeni e cila do më bëjë dobi, dhe më shto dijen”.[3]

Në një transmeti tjetër thuhet: “O Allah më jep dobi prej asaj që më ke mësuar, dhe më jep dijeni e cila do më bëjë dobi, dhe më furnizo me dije e cila do më bëjë dobi”.[4]

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

——————

[1] Sureja Taha, 114.

[2] E shënon Taberani në ‘Mu’xhem el kebir’ 9/105. Bejhakiu në ‘Shuab el iman’ 1/149. Hejthemiu në ‘Mexhma Zevaid’ ka thënë; e shënon Taberani me zingjir të mirë. 10/296.

[3] E shënon Tirmidhiu me numër, 3599. Ibn Maxhe me numër, 251. Ibn Ebi Shejbe 10/281. Bejhakiu 4/91. Abd ibn Humejd 2/32. Taberani 2/208. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin ‘sahih Tirmidhi’ me numër 2845.

[4] E shënon Nesaiu  4/444 me numër, 7808. Bejhakiu 6/18. Hakimi 1/501. Dulejmi 1/135. Hakimi ka thënë; hadithi është autentik sipas kushteve të Muslimit, por që të dy nuk e kanë shënuar’. Me të është patuar edhe Dhehebiu, shejh Albani ka thënë; hadithi është sikur që kanë pohuar këta dy’. ‘silsiletu sahiha 11/9.

GJITHASHTU NË ALBISLAM