”Me emër të Allahut, Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh
1. Thuaj Ai është Allahu, një i Vetëm.
2.Allahu është ai i cili i drejtohet çdo krijesë për çdo nevojë.
3.Ai as nuk ka lindur kënd e as është i lindur.
4.Dhe askush nuk është i barabartë me Atë.”
Trasmetohet nga Ubej ibn Kabi (radijAllahu anhu) ”Se idhujtarët i thanë të Dërguarit (alejhi selam): ”Na përshkruaj Zotin tënd. Atëherë, Allahu shpalli suren ‘Kul hu vAllahu ehad’. (Trasmeton Tirmidhiu dhe tjerë dhe Hadithi është Hasen)
Trasmetohet nga Ebu Dardaja (radijAllahu anhu) se i Dërguari (alejhi selam) ka thënë: ”A nuk ka mundësi që secili prej jush ta lexojë natën një të tretën e Kuranit?” Ata thanë: “Si ka mundësi të lexohet një e treta e Kuranit?! Tha (alejhi selam): ”Kul hu vAllahu ehad, është një e treta e Kuranit”. (Trasmeton Muslimi)
Ibn Tejmija dhe ibn Kajimi (rahimehullah) thonë: ”Arsyja se pse kjo sure është një e treta e Kuranit, qëndron se në këtë sure flitet vetëm për Allahun dhe Kurani në përgjithësi flet mbi tri tema:
1.Flet për Allahun.
2.Për krijesat e Allahut.
3.Për obligimet e krijasave ndaj Allahut.”
Përktheu Hoxhë Vedat Skenderi