1. Udhëzime edukative nga Kur’ani! Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë! Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!” (El Kijame; 16- 17).
Prej edukatës që Allahu e edukoi pejgamberin , alejhi selam, është që të ketë kujdes dhe mos të nxitoj në çështjet e vahjit (shpalljes). Kështu, duhet edhe kërkuesi i diturisë dhe ai që ndëgjon ligjeratat, të jetë i durushëm (sabërli) ndaj mësuesit, ligjeruesit dhe hoxhës së tij derisa ai ta përfundon ligjeratën ose mësimin e tij, e pas përfundimit tê ligjeratës ta pyes pêr gjërat që nuk i ka kuptuar gjatë ligjeratës.
Ibn Kajimi, rahimehullah Bedai Tefsir; 1/230
2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A janë këto betime për të mençurin?” (El Fexhr; 5).
U quajt mendja, mençuri, ngase logjikon dhe largohet nga gjërat që nuk bën të veprohen si nga feja ashtu edhe nga tradita dhe logjika. Mendja dhe logjika e shëndosh mediton dhe logjikon gjërat për të cilat është krijuar. Për at arsye, Allahu, xhele ue ala, tha; “Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.” (El A’raf; 176). “E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?” (Jasin; 68).
Shejh Dr. Nasir el Umer
3. Mos i humb shpresat, por pendohu! Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.” (El Buruxh; 10).
Shiko se sa shumë i Butë është Allahu, ata i djegin dhe i bëjnë zullum (padrejtësi) evlijave (robërve të Tij) të Tij, megjithatë prap Ai me Butësin e Tij, ua jep mundësinë që të pendohen, duke thënë; “Dhe pastaj , nëse nuk pendohen ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.” (El Buruxh; 10).
Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, rahimehullah Tefsirul Kur’anil Kerim; 1/336
4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e di ai se All-llahu e sheh?” (El Alek; 14).
Ky ajet Kur’anorë rënqethë zemrat! O ti që thërret në mëkate! O ti që je zhytur dhe nuk ndalesh së vepruari mëkate! O ju njerëz, keni kujdes dhe dijeni se Allahu sheh!
Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij
5. Nuk do të mjaftohen banorët e xhenetit duke u shpërblyer me veprime të ndryshme në Xhenet, por ata lavdërohen nga ana e Allahut edhe me fjalë, ashtu siç ka ardhur në Kur’anin Famëlartë; “Zoti i tyre ujep të pijnë pije të pastër.” (El Insan; 21).
Gjithashtu, në formë respekti, Allahu tha për ta; “Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm.” (El Insan; 22) “E atyre u drejtohet thirrje: “Ky është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.” (El A’raf; 43).
Dr. Abdulmuhsin el Asker
Burimi; albislam.com
Nga arabishtja; Suad Shabani