Texhvid (التَجْوِيدُ)
Gjuhësisht: Zbukurim
Përkufizimi terminologjik: Zbukurimi i leximit të Kuranit duke ia dhënë çdo shkronjës atë që meriton.
Pozita e leximit të Kuranit me texhvid: Leximi i Kuranit ngadalë me texhvid është vaxhib për çdo musliman dhe quhet Tertil ( أَلتَّرْتِيلُ ) ndërsa leximi i Kuranit pa texhvid është e ndaluar (haram).
Allahu teala në Kuran thotë:
{ وَرَتِّلِ اْلقُرْآنَ تَرْتِيلاً }
‘’ Dhe Kuranin lexoje ngadal dhe qartë ‘’
Dispozitat e Nunit me Sukun dhe të Tenvinit
Nuni me Sukun dhe Tenvini kanë katër dispozita:
- Idhhar ( (الإِظْهاَرُ
- Idgam (الإِدْغاَم)
- Iklab (الإِقْلاَب)
- Ihfa (الإِخْفَاء)
Idhhar (الإِظْهَار)
Gjuhësisht: Shprehje (shqiptim) e/i qartë.
Përkufizimi terminologjik: Shqiptimi i Nunit me Sukun dhe të Tenvinit ashtu si janë shkruar, dhe kjo ndodh kur ato vijnë para këtyre gjashtë shkronjave: (ه,غ,ع,خ,ح,أ).
Tenvinat Nuni me Sukun
1 {أ) { مِنْ أَحَدٍ } { كُفُواً أَحَدٍ )
2 { ح ) { مِنْ حَكِيمٍ } { عَلِيمٌ حَكِيمٌ )
3 {خ) { مِنْ خَيْرٍ} {لَطِيفٌ خَبِيرٌ )
4 {ع ) { مِنْ عَمَلٍ } { أَجْرٌعَظِيمٌ )
5 {غ ) { مِنْ غِلٍّ } { عَفُواً غَفوراً )
6 { هـ ) { إِنْ هَذا } { سَلامٌ هِيَ )
Të bashkuar në një fjali shkronjat e Idhharit për ti mbajtur në mend me lehtë:
أَخِي هَاكَ عِلْماً حَازَهُ غَيْرُ خَاسِر
Përgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi