Përgjigja është: Të rinjtë çështjet i analizojnë vetëm nga një këndvështrim, ndërsa të moshuarit i analizojnë nga çdo pikëpamje. Sa hendek të madh kemi mes dy qasjeve! Nëse dallimi mes personave që polemizojnë është i madh atëherë edhe sprova është më e madhe. Njësitë matëse me të cilat vlerësohen çështjet dallojnë. Peshora e arit dallon nga peshora e hekurit?!
Ibnul Veziri në veprën e tij madhështore “Itharul Hakk alel Halk-E vërteta është më prioritare se sa njerëzit” shkruan: Pasi që ka mundësi të kemi mospajtim mes dijetarit dhe më të diturit se ai, si të mos ketë mundësi të mospajtimit mes të diturit dhe të injorantit. Me pakësimin e dijetarëve në Umet shtohen mospajtimet dhe rriten. Mënyra e vetme e largimit të mospajtimeve dhe zvogëlimit tē ashpërsisë është “prodhimi” i dijetarëve.
Veçori të shpirtit njerëzor janë padrejtësia dhe injoranca. Ai që nuk di si ta përmirësoje veten si do ta përmirësoje tjetrin. Ai që nuk e di ta vlerësoje veten nuk ka mundësi saktësisht ti vlerësoje të tjerët. Nëse për veten e tij është injorant për tjetrin është akoma më injorant.
Nëse do dëshmi atëherë shiko se sa më pak mospajtime ka pas në kohën e as’habëve se sa në kohën e tabi’inëve. Ashpërsia e mospajtimit rritet me largimin nga koha e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem. Më afër kohës së Resulullahit më pak mospajtime dhe ndarje. Më larg prej kohës së Resulullahit shtohet numri dhe ashpërsia e mospajtimeve.
Rrugëdalja është kapemi për Librin e Allahut dhe Sunnetin, të “prodhojmë” dijetarë edukatorë sepse nevoja për këtë kategori është e madhe. Ata janë xhevahirët e shoqërisë dhe elementi më pozitiv i saj. Çdokush që, me dije ose pa vetëdije, angazhohet ti ndërprejë lidhjet e Umetit me dijetarët dhe merr pjesë në akuzat kundër tyre, realisht dëshiron ta shpartalloje Umetin dhe ta shkatërroje atë.
Mos u mashtro me këtë fushatë botërore e cila synon rënimin e pozitës së dijetarëve dhe largimin e masës prej atyre ashtu që ata me lehtë të asgjësohet nga armiqt e tyre dhe të bëhen kafshatë e lehtë për jobesimtarët.
Abdul Hadi Hidr
Burimi: albislam.com
Përktheu: Talha Kurtishi