MEDITIME KURANORE – 69

MEDITIME KURANORE – 69

0 1590

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ju shpejtoni kah punët e mbara (mira).” (El Bekare; 148).

Të shpejtuarit në kryerje të veprave të mira është shtesë mbi urdhërin hyjnor për kryerjen e veprave të mira. Ngase, të shpejtuarit të kryerjen e veprave të mira, ngërthen në vete shumë gjëra; Kryerjen e atyre veprave, plotësimin e tyre në formën e plotë të mundshme, nxitimin e kryerjes së atyre veprave. Kush është i pari në kryerjen e veprave të mira në dunja do të jetë prej të parëve që do hyjnë në Xhenetin e Allahut në botën tjetër.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah, në tefsirin e tij; fq.73

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Një grup prej tyre të cilëve iu ishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë). (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit.” (Bekare; 101-102)

Kush largohet nga gjërat e dobishme, i mundësohet të përfitoj prej tyre por nuk përfiton nga neglizhenca e tij, i tilli do të sprovohet duke u angazhuar me gjëra që i bëjnë dëm atij.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah, në tefsirin e tij; fq.60

3. Si të largohem nga mëkatet! Ibn Kajimi, rahimehullah, ka thënë; “Çështja kryesore që të ndihmon nga largimi i mëkateve është; Meditimi i Kuranit, ngase meditimi i Kuranit është shkak kryesor nga largimi i veprimit të mëkateve dhe se Kurani i sqaron në detaje dyert e veprave të mira dhe veprave të këqija.

El Xhevab el Kafij; fq.21

4. “Dua ta dëgjoj leximin e Kuranit nga dikush.” Kështu i tha i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem!

Ibn Mes’udit Ibn Mes’udit, radijAllahu anhu, lexoi Kuran para të dërguarit të Allahut, gjatë leximit iu mbushën sytë me lotë të dërguarit. Ky është çelës i meditimit të Kuranit, merre një kaset, cd të një lexuesi të këndshëm ose në namazin e teravive, dëgjo dhe medito rreth porosive Kuranore, ngase ka mundësi loton syrit yt dhe ky lot bëhet shkak mos me hy në zjarrin e Xhehenemit.

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Allahu po të drejtohet ty! Përderisa e lexon Kuranin me këtë ndjenjë dhe e mendon se çdo ajet që lexon është mesazh i Allahut për ty, do të jetë ndjenja e leximit për ty shumë më ndryshe dhe më e dobishme gjatë leximit se herave të kaluara. Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë; “Ata që ishin para jush e konsideruan Kuranin sikur mesazhe nga Allahu për ta, i lexonin ato mesazhe natën dhe i fusnin në praktik ditën.” Nëse janë mesazhe nga Allahu, a nuk meritojnë t’i kushtojmë vëmendje shumë dhe t’i madhërojmë ato?

Shejh Dr. Nasir el Umer

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 575