Nuk e ka arritur namazin e xhumasë, dhe ka falur namazin e drekës, më pas has në xhami ku ende e falin namazin e xhumasë, si të veprojë?

Nuk e ka arritur namazin e xhumasë, dhe ka falur namazin e drekës, më pas has në xhami ku ende e falin namazin e xhumasë, si të veprojë?

0 2377

Pyetja: Më ka ikur namazi i xhumasë, në xhaminë që unë zakonisht falem, dhe kështu e kam falur namazin e drekës, gjatë kthimit për në vendin e punës, rrugës hasa në një xhami që ende nuk e kishin përfunduar namazin e xhumasë; pyetja ime është: A duhet ta fali namazin e xhumasë me ata, e të konsideroj namazin e drekës si të pavlefshëm, apo të mjaftohem me namazin e drekës që e kam falur? Më tregoni, Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Këtë pyetje ia kemi parashtruar dijetarit të njohur Abdurrahman el Berak, Allahu e ruajttë, i cili është përgjigjur dhe ka thënë: Ajo që mendoj si mendim më të saktë, Allahu e di më së miri, është se nëse një njeri vije në xhaminë në të cilën ai zakonisht fal namazin aty, dhe gjen se njerëzit vetëm se kanë dalur nga xhamia, dhe është i bindur se xhamia tjetër vetëm se është para përfundimit të namazit dhe njerëzit do dalin prej xhamisë, dhe nuk e di se përreth tij ka xhami ku ende namazi i xhumasë nuk ka përfunduar, nëse kjo është gjendja e tij, ai e fal namazin e drekës,  dhe nuk e ka për obligim të falet me ta, ngase ai nuk ka qenë neglizhent në namazin e xhumasë.

E nëse falet me ta, është më mirë, dhe më sigurtë. Dhe shpresohet të ketë arritur vlerën e ditës së xhuma.

Por, nëse e di që xhamia ku ai zakonisht falet përfundon çdo herë namazin para xhamive tjera, e i ikë këtij namazi në atë xhami, dhe e di se ka xhami ku mund ta arrijë namazin, atëherë e ka për obligim të e fal namazin e xhumasë së bashku me ta.

Burimi: islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM