1. Largohu nga mëkatet e shikimit, të folurit, dëgjimit dhe nga mëkatet e zemrës. Ngase, të gjitha këto kanë ndikim që besimtari të lexoj Kuranin dhe Kurani të mos lej gjurmë pas leximit të tij. Mëkatet e privojnë besimtarin nga meditimi i Kuranit dhe ky privim shtohet edhe më shumë nëse shtohen mëkatet. Por, gjithnjë dhe kurr mos harro që ta lutesh Allahun që ta hap zemrën tënde drejt kuptimit të porosive Kuranore dhe të jetosh me to.
Dr. Halid Ibn Abdilah el Mazinij.
2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus; 58).
Nuk do ta arrish lezetin dhe bereqetin e leximit të Kuranit, nëse nuk i ke këto ndjenja kur afrohesh afër Kuranit për ta lexuar atë. Pra, nëse e llogarit leximin e Kuranit më me vlerë se çdo bukuri dhe pasuri e kësaj dynjaje. Pra, ndjehesh më i lumtur gjatë leximit të Kuranit sesa të jesh mbret, të zotërosh shumë prona, të jesh më i pasuri në dynja, etj. Nëse e arrinë këtë ndjenjë e ke arritur lumturinë tënde të vërtetë.
Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh ; 1/112
3. Kur veproj një mëkat dhe pendohem nga ai sinqerisht tek Allahu, më nuk mendoj rreth atij mëkati, e llogarisë sikurse nuk e kam vepruar asnjëherë. Andaj, eja dhe medito rreth kësaj porosie Kuranore; “Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (A’raf; 201).
Mos u demoralizo dhe mos i humb shpresat tek Allahu, xhele ue ala, ngase po i humbe shpresat tek falja e Allahut, shejtani i mallkuar gëzohet.
4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.” (Araf; 204).
Kujt i lexohet Kuran, le të mundohet që të mendoj se ky lexim po i vjen sikurse në mënyrë direkte nga Allahu, xhele ue ala, sikurse po i drejtohet atij Allahu në mënyrë të veçantë. Nëse e realizon një dëgjim të tillë të Kuranit, i tilli do t’i vërej se si do ndikojnë në zemrën e tij urtësitë, qudirat dhe mrekullitë Kuranore.
Ibn Kajimi, rahimehullah Medarixh es Salikin; 1/499
5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.” (Kaf; 6).
Dikush mund të thotë se fjala e Allahut; ” mbi ta”, nuk ka dobi që është cekur, ngase dihet fare mirë që qielli është mbi njerëzit. Urtësia e cekjes së fjalës,-“mbi ta,”- është se ky qiell ështê madhor, edhe pse madhor, i lartë, i gjërë, krejt këto gjëra na tregojnë Madhështinë e Allahut (Krijuesit) dhe fuqinë e Tij, xhele ue ala.
Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Kaf; fq.77
Burimi; albislam.com
Nga arabishtja; Suad Shabani