20.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MOS E XHELOZONI NJËRI-TJETRIN!

Ajetet që flasin për këtë:

A mos (vallë) u kanë zili njerëzve, në ato që ua ka dhuruar Allahu nga të mirat e veta? Na u kemi dhënë breznive të Ibrahimit Librin e dijeninë e plotë dhe u kemi dhënë pushtet të madh.” (Nisa: 54).

Shumica e ithtarëve, të Librit të Shenjtë, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu tregua haptazi; por, ju falni ata dhe hiqni dorë, për deri sa të arrijë urdhëri i Allahut. – Me të vërtetë Allahu është i Plotëfuqishëm.” (Bekare: 109).

Mos lakmoni në ato gjëra, që Allahu i ka shpërblyer disa nga ju mbi të tjerët; për mashkujt është shpërblimi i punës që bëjnë, e po ashtu edhe për femrat ka shpërblim për punën që bëjnë. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Se, Allahu , është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Nisa: 32).

Ju jeni asi njerëzish që i doni ata, por ata nuk ju duan juve! Dhe ju u besoni të gjitha librave. Kur ata ju takojnë juve, thonë: “Na besojmë”, e kur të mbeten vetëm, nga pezmatimi ndaj jush, ata i kafshojnë majet e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Vdisni me pezmatimin tuaj. Se Allahu me të vërtetë di ç’keni në zemrat tuaja”. Nëse juve u vjen ndonjë e mirë, at ai brengosë ajo, e nëse juve u gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Nëse ju duroni dhe ruheni nga mëkatet, dhelpëritë e tyre nuk mund të ju dëmtojnë asgjë. Se Allahu ngërthen (në dijeninë e Tij) çdo gjë që punojnë ata.” (Imran: 119-120).

Në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë, por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie me zemër të pastër te Allahu.” (Shuara: 88-89).

E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues. Edhe ata që vijnë pas tyre – thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!.” (Hashr: 9-10)

Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njëri: “Ty gjithsesi do të mbysë”. Tjetri tha: “ Allahu pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh.” (Maide: 27).

Disa hadithe:

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ruajuni nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri-tjetrit, mos e keni zili njëri-tjetrin, mos e mashtroni njëri-tjetrin në tregti, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos i ndërhyni njëri-tjetrit në shitëblerje, por, bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes vete ashtu siç ju ka obliguar Zoti juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu (bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllain tend musliman. Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit tjetër.” ( Shënuan Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ruajuni nga hasedi, sepse hasedi i fshinë (ose i hanë) veprat e mira ashtu siç i djeg (i hanë) zjarri drunjët.” (Shënon; Ebu Davudi; 4903).

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Mos e urreni njëri tjetrin, mos e xhelozoni (hasedoni) njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezërohuni në mes vete.” (Shënon: Muslimi: 2559, Buhariu: 6065).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ka dyshim se Allahu nuk shikon fizionominë tuaj, as pasurinë tuaj, porse Ai shikon veprat tuaja.” (Shënon: Muslimi- 2563)

AUTOR: MUHAMED AHMED EL ADEUIJU

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...