MEDITIME KURANORE – 78

MEDITIME KURANORE – 78

0 1229

1. Allahu, xhele ue ala, ka thën; “Kur edëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur’anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhamedit).” (El Maide; 83).

Kjo është gjendja e shokëve e të dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , andaj kush nuk e ka gjendjen e tillë, nuk bëjnë pjesë në udhëzimin dhe metodologjinë e tyre. Et Tedhakur, të Kurtubiut; fq.211

2. Kryerja e mëkateve është rruga më e shpejtë e cila shpie njeriun drejtë përbuzjes, shaktërrimit dhe nënçmimit; “Dhe për shkak të mizorisë së tyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.” (Nisa; 160).

Muhamed el Gazali Hulukul Muslim; fq.182

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.” (El Maide; 25).

Largimi dhe ndarja nga shoqëria e keqe është cilësi e njerëzve të zgjedhur dhe të mençur. Ngase, shoku i keq është sikurse farkatari. El Iz Ibn Abduselam, rahimehullah Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.255

4. Pranimi i veprës është më i vështirë sesa kryerja e saj, a nuk e keni ndëgjuar se çfarë ka thënë Allahu; “Allahu pranon vetëmprej tësinqertëve.” (El Maide; 27).

Ali Ibn Ebi Talibi, radijAllahu anhu El Ihlas ven Nijeh, të Ibn Ebi Dunja; fq.39

5. Kuptimi i drejtë i kuptimit të rrizkut (furnizimit)! Allahu, xhele ue ala, për kërkimin e rrizkut, tha; “Ecni nëpër pjesë të saj dhe.” (El Mulk; 15).

Kurse, në lidhje me adhurimin e Allahut, tha; “Ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu.” (El Xhumua; 9).

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.133

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 575