20.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

A DO HYJ NË XHENET?

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR.22

Transmetohet nga Ebi Abdilah Xhabir Ibn Abdilah el Ensarij, Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se një njeri e pyeti pejgamberin,- alejhi selam:

“Çka mendon nëse i fali namazet farze, agjëroj Ramazanin, e lejoj hallallin, e ndaloj haramin dhe nuk shtoj asgjë më tepër përpos kësaj, a hyj në Xhenet? Pejgamberi, alejhi selam, i tha: Po.” (Shënon: Imam Muslimi).

Kuptimi i fjalës: ”e ndaloj haramin”,-(largohem prej haramit). Kurse, kuptimi i fjalës: “e lejoj hallallin”,(e veproj hallallin duke besuar se është i lejuar).

Komentimi i hadithit:

Të nderuar vëllezër! Në këtë hadith sahabiu i nderuar,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e pyet pejgamberin, alejhi selam duke i thënë: Më trego nëse i fali namazet e shënuara (farzet), agjëroj Ramazanin, veproj hallallin duke besuar se është i lejuar, largohem nga harami duke besuar së është i ndaluar dhe pas kësaj nuk shtoj asgjë më tepër, qoftë namaze nafile (vullnetare) apo diçka tjetër, a hyj në Xhenet? Pejgamberi, alejhi selam, i tha: Po , do hysh në Xhenet nëse i vepron ato vepra që i ceke më lartë ose edhe veprat tjera që nuk janë cekur në këtë hadithë të cilat janë nga shtyllat tjera të Islamit, siç janë: Zekati dhe Haxhi.

Ashtu siç e kemi cekur në hadithet e kaluara, edhe në këtë hadith shohim dhe mësojmë se si shokët e pejgamberit alejhi selam, interesoheshin për veprat e mira, qëllimi i tyre ishte fitimi i xhenetit, i cili është i gjërë sa toka dhe qielli. Ky ishte qëllimi i tyre, nuk ishte qëllimi i tyre tek shtimi i pasurisë, fëmijeve, ngase ata nuk u jepeshin shumë pas dunjasë, dhe ky ishte njëri nga shkaqet kryesore që i ngriti dhe i veçoi ata nga të tjerët Allahu, xhele ue ala.

Në këtë hadith, mësojmë vlerën e madhe që ka namazi, dhe se namazi deri në namazin tjetër, është shlyerje e mëkateve që janë bërë mes tyre, nëse i largohemi mëkateve të mëdha.

Gjithashtu, mësojmë vlerën e madhe të agjërimit, ngase kush agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresë në Allahun, i falet e kaluara e tij (mëkatet e kaluara).

Njashtu, mësojmë vlerën e njohjes dhe mësimit të hallallit dhe veprimit të tij, dhe vlerën e atij që largohet nga haramet , qofshin ato ushqime, si: Ngrënia e mishit të derrit, drogës e hashishit ose qofshin ato pije, si: Alkooli, duhani.

Ai i cili i vepron këto gjëra (largohet nga këto), atij i është premtuar se do të shpërblehet nga ana e Allahut, xhele ue ala, me xhenet, i cili është vendqëndrim i të devotshmëve dhe besimtarëve, që në të ka gjëra që syri nuk i ka parë dhe as veshi nuk i ka ndëgjuar.

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kopshtet e Firdevsit (xhennetit) do t’i kenë banesa. Në to do të qëndrojnë përherë. Nuk do të dëshirojnë ndërrim prej tyre, (meqë janë tepër të kënaqur).” (El Kehf: 107-108).

E lus Allahun të ma mundësoj mua dhe juve Xhenetin dhe çdo gjë që na ofron rreth tij, qofshin ato fjalë apo vepra. Gjithashtu, e lus Allahun, xhele ue ala, të na mundësoj hyrjen në Xhenetin Firdeus el A’la. Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

SHEJH HUSEJN IBN MUHAMED SHEMRI

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...