12.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Prill, 2026

A lejohet te merret mes-h mbi çorape dhe nëse po cilat janë kushtet?

Shumë me intereson nga shkaku se deri tash me kanë ofruar argumente kundër d.m.th. se nuk lejohet te merret mes-h mbi çorape nga shkaku se ato duhen te jenë shumë te trasha aq sa qe mos te shihet çka ka nën to dhe që e pengojnë depërtimin e lagështisë në këmbë d.m.th. janë të pakta çorapet qe prodhohen sot e u përgjigjen këtyre kushteve.

Përgjigje: Falënderimi i plotë i takon Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e Tij:

Marrja mes-h mbi çorape është vërtetuar nga i Dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi kanë shënuar një hadith të cilin e transmeton ElMugire ibën Shube, Allahu qoftë i kënaqur prej tij se “I Dërguari mori abdes, ju dha mes-h çorapeve dhe mbathjeve të tij.” Megjithëse ka një mospajtim mes dijetarëve për vërtetësinë e këtij hadithi, mendimi më i saktë është se hadithi merr gradën sahih edhe atë nga Tirmidhiu, Ibën Hazmi, Xhemaludin ElKasimij Ahmed Shakiri, Ibën Bazi dhe Albani.

Marrja mes-h mbi çorape është transmetuar edhe prej trembëdhjetë shokëve të të Dërguarit të cilët i ka përmendur Ibën Mundhiri dhe Ebu Davudi ashtu siç tregon Ibën Kajjimi në librin e tij “Tehdhib Sunen Ebi Davud” 1/187-189. Ata janë: Aliu, Amari, Ebu Mesud Ensari, Enesi, ibën Omeri, ElBerra, Bilali, Abdullah ibën Ebi Eufa, Sehël ibën S’adi, Ebu Umame, Amër ibën Hurejth, Umeri dhe ibën Abasi.

Prej dijetarëve të umetit që kanë përkrahur këtë mendim – e që i gjejmë të përmendur në librat enciklopedik të Fikhut sikur “ElMugni” – janë: Seid ibën Musejibi, Ata, Hasen Basriu, Seid ibën Xhubejri, Ibrahim Nehaiu, A’meshi, Theuriu, Hasen ibën Salih, Abdullah ibën Mubarek, Is-haku, Ebu Theur, Ahmed ibën Hanbeli, Dhahirijtë, Ebu Jusufi, Muhamedi, Zuferi – shokët e Ebu Hanifes, Shafiu me kushte dhe Maliku sipas një variant. Në këtë mendim kthehet edhe Ebu Hanifja ashtu siç e përmend dijetari i famshëm hanefij Kasani në librin e tij “Bedaiu Sanai”1/83. Ai thotë: “Ebu Hanifja thoshte se nuk lejohet mes-hi mbi çorape, kurse Ebu Jusufi dhe Muhamedi e kundërshtonin në këtë dhe mendonin se është e lejuar dhe se imami e ndërroi mendimin në fund të jetës së tij edhe atë duke marrë mes-h mbi çorape gjersa ishte i sëmurë, pastaj tha: “bëra atë që ua ndaloja njerëzve”. Me këto fjalë argumentohen ata që thonë se Ebu Hanifja ka ndërruar mendimin e tij.”

Për sa i përket asaj që disa dijetarë të Fikhut kanë kushtëzuar që çorapet mbi të cilat merret abdes të jenë prej lëkurës së hollë, të trasha, që nuk lejojnë depërtimin e ujit e tjerë, dijetarët përmendin se nuk ka asnjë argument të saktë që specifikon kushte të tilla. Përderisa është kështu atëherë “çdo transmetim nga i Dërguari është i përgjithshëm dhe as në mënyrë direkte, as indirekte, as duke sinjalizuar nuk aludojnë në ndonjë përkufizim të çorapeve apo ndonjë kusht, për këtë arsye lejimi mbetet i përgjithshëm pa kushte” (Xhemaludin elKasimij).

Ibën Tejmije thotë: “nuk ka dallim nëse çorapet janë prej lëkurës së hollë, pambukut, prej linoje apo leshi ashtu siç nuk ka dallim mes ihramit të zi, të bardhë në aspekt të lejimit apo ndalimit. Dallimi mes tyre është vetëm në atë se lëkura është më e qëndrueshme se leshi, mirëpo ky dallim nuk është ndikues në vendimin e sheriatit, prandaj lejohet mes-hi mbi ato çorape që janë të qëndrueshme apo që nuk janë të tilla. Gjithashtu dihet se nevoja për të marrë mes-h mbi njërin lloj të çorapeve është e njëjtë me llojin tjetër. Nëse janë të barabartë në shkakun dhe nevojën, dallimi mes tyre është dallim i dy gjërave identike e kjo është në kundërshtim me drejtësinë dhe analogjinë e saktë që vijnë në Kuran dhe Sunet. Kush bën dallim mes çorapeve që lëshojnë ujin dhe atyre që nuk e lëshojnë ka përmend një shkak të jashtëm që nuk ka ndikim ne dispozitë.” Mexhmuul fetava 21/214

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...