21.8 C
Skopje
E hënë, 19 Maj, 2025

ADHURIMET E NJË MUSLIMANI NË RAMAZAN – 1

Nuk ka dyshim se muaji i Ramazanit është muaj i mirësisë dhe bamirësisë.

Ramazani është një kohë e begatë dhe me vlerë të madhe.

Një gjë e tillë e ndihmon besimtarin t’i shpeshtojë veprat e mira dhe adhurimet e ndryshme gjatë këtij muaji të begat.

Prej këtyre adhurimeve dhe veprave të mira, janë;

1. Ihlasi (sinqeriteti).
Ihlasi është baza apo shtylla kryesore e çdo vepre apo adhurimi. Ihlasi është themeli i çdo iniciative dhe i çdo përpjekje. Ihlasi është njëri prej dy kushteve kryesore të pranimit të veprave të mira dhe adhurimeve.

Allahi i madhëruar, i Madhëruar, thotë: “E janë urdhëruar ata që t’i luten(adhurojnë) vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.” (El Bejine; 5 )

2. Ripërtëritja e pendimit (teubes).
Pendimi është një adhurim i cili duhet të jetë prezent tek biri i Ademit deri në vdekje. Biri i Ademit çdoherë ka nevoj për pendim, ngase nga natyre e tij, biri i Ademit është mëkatarë. Pra, pendimi është obligim i birit të Ademit gjatë tërë jetës së tij.

Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai i cili pendohet tek Allahu para se të lind dielli nga perëndimi, të tillit Allahu ia pranon pendimin.” (Muslimi: 2703).

Transmeton Ibn Omeri, radijAllahu anhuma, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu ia pranon pendimin birit të Ademit(robit) derisa nuk i ka ardhur shpirti në fyt.” (Tirmidhiu, Albani thotë se hadithi është hasen (i mirë).

3. Agjërimi i ramazanit me iman dhe shpresë.
Transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush e agjëron ramazanin me iman dhe shpresë, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi ).

4. Falja e namazit të teravive në ramazan me iman dhe shpresë.
Transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush e fal namazin e teravive në ramazan me iman dhe shpresë, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi ).

5. Falja e namazit në natën e kadrit me iman dhe shpresë.
Transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush e falë namazin në natēn e kadrit me iman dhe shpresë, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi ).

6. Shtimi i adhurimeve në dhjetditëshin e fundit të Ramazanit.
Aisheja, radijAllahu anha, thotë : “Kur hynte dhjetditëshi i fundit i Ramazanit, i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, e zgjonte familjen e tij, kalonte tërë natën me adhurime dhe e shtrëngonte brezin e tij.” ( Buhariu dhe Muslimi ).

7. Umreja në Ramazan.
I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kryerja e umres në ramazan e ka shpërblimin e kryerjes së haxhit ose e ka vlerën e kryerjes së haxhit me mua.” (Buhariu dhe Muslimi )

9. Falja e teravive me imamin dhe qëndrimi deri në fund të namazit.
Ebu Dheri, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem , ka thënë: “Kush falet me imam derisa të përfundon namazi, të tillit i shënohet sikurse të ishte falur tërë natën.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe, Albani thotë se hadithi është i saktë).

Përgatiti dhe ligjroi: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...