14.8 C
Skopje
E enjte, 7 Maj, 2026

AGJËRO, SEPSE NUK KA TË NGJASHËM ME AGJËRIMIN

Ebu Umame el Bahilij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: i thashë të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: O i dërguari i Allahut! Më urdhëro për një gjë, që do e marr prej teje, me të cilën do të më bëjë dobi Allahu mua. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: “Përmbaju agjërimit, ngase nuk ka të ngjashëm me agjërimin”.

Në një transmetim: “nuk ka të barabartë me të”. E shënon Ahmedi, Nesaiu, Bejhakiu me zingjir të transmetimit autentik.

Raxhe ibn Hajvete, i cili transmetoi hadithin nga Ebu Umame, thotë: Nuk i kemi parë, as Ebu Umamen, as gruan e tij, e as shërbetorin, në gjendje tjetër, vetëm se agjërueshëm. Në shtëpinë e Ebu Umames nuk shihej tymi gjatë ditës, përveç nëse kishin mysafir, pra, nëse shihej tym në shtëpinë e tyre dihej se në shtëpinë e tyre kishte një mysafir.

SHPJEGIM I HADITHIT

Ky hadith madhështor na nxit që të shpeshtojmë agjërimin, pasi që nuk ka të barabartë në shpërblim me asnjë prej veprave tjera të mira, siç theksoi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Njëjtë, nuk ka të ngjashëm me agjërimin në përmirësimin e zemrave dhe pastrimin e shpirtrave, nuk ka të ngjashëm në mundjen e djajve, prej xhinëve dhe njerëzve, nuk ka të ngjashëm në ngritjen e gradave dhe shlyerje të mëkateve, nuk ka të ngjashëm në prezencën e mëshirimit tek muslimanët mes njëri-tjetrit, nuk ka të ngjashëm në edukimin e individëve e në përmirësimin e shoqërive, barazimit mes njerëzve, nuk ka të ngjashëm në përmirësimin e trupave, ruajtjen prej sëmundjeve dhe sigurinë e shëndetit, e shumë gjërave tjera.

Imam Menaviu në librin e tij ‘Fejdul Kadir’ duke u argumentuar me këtë hadith thotë: “Pasi që agjërimi forcon zemrën dhe mendjen, shton mprehtësinë mendore dhe moralin e lartë. Kur njeriu agjëron mësohet të ushqehet më pak, stabilizohen epshet e tija, ngrihen prej tij çdo materje e mëkatit nga rrënjët e saj, kështu që futet në mirësi në çdo aspekt, dhe rrethohet me të mira nga çdo anë”.

Imam Sindi në shpjegimin e tij të ‘Sunen Nesai’ ka thënë: “Nuk ka të ngjashëm me agjërimin në thyerjen e epshit, ngase e shtyen nefsin, i cili e tërheq në vepra të këqija dhe e shtyen shejtanin, apo, nuk ka të ngjashëm në shpërblimin e madh që ka…, mund që me fjalën agjërim të nënkuptohet; pengimi i vetes nga gjëra që nuk i kanë hije, dhe agjërimi është devotshmëri e plotë, dhe Allahu i Madhëruar, thotë: “Më i lavdërueshëm te Allahu është ai që i druan më së shumti Atij”. Huxhurat, 13.

Sahabët e nderuar dhe tabiinët, kanë shënuar shembuj shembullorë në përfitimin nga shkolla e agjërimit, Ebu el Mutevekil, ka thënë: “Ebu Hurejra dhe shokët e tija, kur agjëronin qëndronin në xhami”.

Shabiu ka thënë: “Omeri ka thënë: Agjërim, nuk është vetëm agjërim prej ushqimit e pijes, por njëkohësisht është ajgërim nga gënjeshtra, nga e kota, dëfrimi e betimi i rrejshëm”.

Kethir ibn Hisham përcjell nga Xhaferi i cili ka thënë: “Kam dëgjuar Mejmunin duke thënë: Agjërimi më i lehtë është braktisja e ushqimit e pijes”.

Shabiu përcjell nga Aliu të ketë thënë: “Agjërim nuk është vetëm agjërim prej ushqimit e pijes, por njëkohësisht është agjërim nga gënjeshtra, nga e kota, e nga dëfrimi”.

Muxhahidi ka thënë: “Dy cilësi kush i ruan, shpëton agjërimi i tij; përgojimi dhe gënjeshtra”.

T’i ushtrojmë shpirtrat tonë të agjërojnë, e le të jetë ky agjërim si agjërimi i të parëve të këtij umeti, e të arrijmë me agjërim atë që ata e arritën, e të na begaton Allahu, e të jemi prej atyre që hynë në xhenet përmes derës ‘Rejan’.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

HADITHI I NJËZETË

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...