20.9 C
Skopje
E shtunë, 4 Korrik, 2026

ALLAHU E KA LEHTËSUAR PENDIMIN PËR KËTË UMET

Vëlla i dashur! Falënderoje Allahun që të ka bërë pjesë e umetit të Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, të cilit umet Allahu ia ka lehtësuar pendimin, aq sa, thjesht vetëm ndjenja e keqardhjes dhe të qenit pishman bën që pendimi të jetë i pranuar. I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Keqardhja është pendim, kurse i penduari nga mëkati, është po sikur ai që nuk ka mëkat fare!”[1]             

Madje, Allahu, -subhanehu ue te’ala!-, e bëri pendimin shkak për shndrrimin e të këqijave në vepra të mira, andaj i Madhërishmi tha: “…Përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Allahu është Falës e Mëshirues.”[2] Eja ndalu me mua të meditojmë bashkë se si Allahu ua patë bërë bijve të Israilit pendimin! I Larti thotë:“…Dhe kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë padrejtësi, kur viçin e pandehet për zot; prandaj, pendohuni te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin (i pafajshmi – fajtorin). Kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj; Ai ju falë gabimin! Ai pranon pendimin dhe është mëshirues;”[3] Ibën Kethiri, në tefsrin e tij ka thënë: “Kjo pra është forma e pendimit që e bëri Allahu për adhuruesit e viçit. Ibën Abasit, -radijallahu anhu!-, ka thënë: ‘Allahu i Lartësuar, ka thënë: “Pendimi i tyre (adhuruesve të viçit) është që të vrasin çdo njëri prej tyre gjithkë që e takojnë prej fëmijëve dhe prindërve, pra e vret me shpatë dhe nuk e çanë kokën se në ç’vend e vret.” Gjithashtu Ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, ka thënë: “Musai e ka urdhëruar popullin e tij, -ngase kështu e kishte urdhëruar Zoti i tij-, që të vetvriten, e këta adhurues të viçit u kruspulluan dhe u ulun, kurse ata që s’e patën adhuruar viçin u ngritën dhe nga duart e tyre ua morrën thikat (kamët), dhe këta u goditën nga poshtërsia dhe nënçmimi, e vranë njëri-tjetrin dhe u shfaq tek ta përçmimi!”[4] Allahu nga ne si umet i Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, nuk ka kërkuar të bëjmë këtë që i patë urdhëruar atë popull. Pra, neve na e ka bërë të lehtë pendimin. Ndaj, pendohu!

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Taberani në “El-Kebir” dhe Ebu Nuejmi në “Hilje” nga hadithi i Ebu Seid El-Ensarij, kurse e ka vlerësuar për hasen Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (6,803).

[2] Kurani, El-Furkan: 70

[3] Kurani, El-Bekare: 54

[4] “Tefsir ibni kethir” vëll. 1, f. 131

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...