12.8 C
Skopje
E premte, 23 Maj, 2025

ÇËSHTJA E BESIMTARIT E GJITHA ËSHTË HAJR

Falenderimi i takon Allahut që na bëri musliman, besimtar të fesë islame që i besojmë Allahut dhe nuk i përshkruajmë Atij shirk. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin ndaj të dërguarit të Allahut, familjen e tij, sahabët e tij dhe ndaj atyre që e pasojnë rrugën e tij.

Është e rëndësishme që besimtari ta kuptojë urtësinë e Allahut të cilën e ka shfaqur në kumtimin e të dërguarit të Tij Muhamedit salallahu alejhi ve selem i cili na ka trguar se çështja e besimtarit në çdo aspekt është hajr. Ka thënë:

عجبا لأمر المؤمن إن أمره كله خير ، وليس ذاك لأحد إلا للمؤمن ؛ إن أصابته سرّاء شكر ؛ فكان خيراً له ، وإن أصابته ضرّاء صبر ؛ فكان خيراً له .

“Është për tu habitur çështja e besimtarit, çështjea e tij e gjitha është hajr, kurse kështu nuk është për asnjërin, përpos për besimtarin, nëse gëzohet, falenderon dhe është hajr për të., e nëse e godet ndonjë dëm, bën durim dhe ajo është hajr për të. Transmeton Muslimi

Te Musnedi i Imam Ahmedit është me version poashtu nga Suhejbi radijallahu anhu i cili thotë: duke qenë i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem me sahabët e tij, ka qeshëur dhe ka thënë: a nuk më pyetni me çfar po qeshi? Ata thanë: o i dërguar i Allahut, me çfar po qeshë? Ka thënë:

عجبت لأمر المؤمن إن أمره كله خير ؛ إن أصابه ما يحب حمد الله ، وكان له خير ، وإن أصابه ما يكره فَصَبَر كان له خير ، وليس كل أحد أمره كله له خير إلا المؤمن .

“Jam habitur me çështjen e besimtarit, çështja e tij e gjitha është hajr, nëse i ndodh ndonjë gjë që e dëshiron, e falenderon Allahun dhe kjo për të është hajr, e nëse e godet ndonjë gjë që e urren dhe bën durim, kjo për të është hajr, a nuk është për çdo njërin çështja e tij e gjitha hajr, përpos për besimtarin.

Një nga të parët tanë selefu salih, ka qenë me flokë të rëna, lebroz, me sy të vërbër, i paralizuar në duar dhe këmbë por vazhdimisht ka thënë: falenderimi i takon Allahut që më ka shpëtuar nga ajo që i ka sprovuar shumë nga krijesat dhe më ka dalluar me një dallim. Pran tij ka kaluar një njeri dhe ka thënë: nga çka të ka shpëtuar? I verbër, lebroz, me flokë të rëna dhe i paralizuar, nga çka të ka shpëtuar?

Ka thënë: Allahu të ruajt o njeri, Allahu ma ka bërë gjuhën ta përmendë, zemrën falenderuesë dhe trup të durueshëm në sprova.

Qoftë i madhëruar Allahu!. Këtij iu paska dhënë dhënia më e madhe.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

من يستعفف يعفه الله ، ومن يستغن يغنه الله ، ومن يتصبر يصبره الله ، وما أعطي أحد عطاء خيراً وأوسع من الصبر

Kush kërkon që Allahu ta mbron nga sprovat(lypja, nderi), Allahu e mbron, kush kërkon që Allahu ta bën të pamvarur, e bën të pamvarur dhe kush përpiqet të bëjë sabër, Allahu ia mundëson të bëjë sabër. Nuk i është dhënë askujt dhënie më të mirë dhe më të gjërë se sa sabri. Tra. Buhariu dhe Muslimi.

Lumturia është në tre gjëra:

1. Ai që kur i jepet, falenderon,

2. Kur sprovohet, duron dhe

3. Kur mëkaton, bën istigfar (kërkon faljen e mëkateve).

Pra, besimtari shikon me sy të shpresës se nuk ka vështirësi, përpos se do të kalojë, se pas brengës vjen gëzimi dhe se pas vështirësisë vjen lehtësimi, pasiqë një vështirësi nuk i mundë dy lehtësime.

Çfarë është çështja e besimtarit?

Është një çështje të cilën jo gjithkush e kupton.

Haram ibn Melhani radijallahu anhu, kur është goditur (në luftë) ka thënë: Shpëtova pasha Zotin e Qabes.

Në këtë pabesimtari e ka pyetur veten: çfar shpëtimi ka shpëtuar, kur unë e mbyta?!

Ai (besimtari) ka parë atë që ai (pabesimtari) nuk e ka parë, pret atë që ai nuk e pret dhe shpreson atë që ai nuk e shpreson.

Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: robi çdo herë është mes begatisë së Allahut që duhet të falenderohet dhe mes mëkatit që ka nevoj të kërkohet falje … pra ai çdo herë rrotullohet mes begative të Allahut dhe vazhdimisht ka nevojë për pendim dhe kërkim të faljes.

Njeriu duhet ta dijë se ai vërtetë është rob, rob i Allahut dhe se atë e ka zot, e robi nuk duhet ta kundërshtojë Zoti.

Ali Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...