23.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

DIALOGU ME VIRUSIN KORONA (COVID 19)

Njeriu: Korona, prej nga e keni prejardhjen dhe në çfarë familje bëni pjesë?
Korona: kam origjinë shtazore dhe bëj pjesë në familjen e virusëve.
Njeriu: sa është shpejtësia e shumimit tuaj?
Korona: hy i vetmi në qelizë dhe brenda 24 orëve shumohem në 1 milion virusë tjerë.
Njeriu: pse të quajnë me emrin covid 19
Korona: ajo është shkurtesë e fjalisë (Coronavirus disease 2019 )
Njeriu: ku ka qenë paraqitja jote e parë dhe ku?
Korona: paraqitja ime e parë ka qenë në Dhjetor të vitit 2019 në qytetin kinez Wuhan.
Njeriu: si mbartesh te tjerët?
Korona: te tjerët mbartem me anë stërpikave (tw pështymës) me anë të kollitjes, apo teshtimës.
Njeriu: si hyn në trupin e shëndosh?
Korona: nga disa organe: nga goja, apo hunda, apo sytë.
Njeriu: sa qëndron në trupin e njeriut?
Korona: prej dy ditë deri katërmbëdhejtë ditë përafërsisht dhe 5 deri 6 ditë mesatarisht.
Njeriu: çfar qëllimi ke kur e sulmon treupin e njeriut?
Korona: e sulmoj sistemin e frymëmarjes dhe mundohem ta shkatërroj.
Njeriu: cilën ambient e pëlqeni?
Korona: e pëlqej ambientin e njomë (me lagështi), të errët dhe të ftohtë.
Njeriu: cilat janë simptomet e tua?
Korona: ethet, kollitja e thatë, lodhja dhe plogështia.
Njeriu: si kryhet testimi për të të zbuluar?
Korona: në të zakontën marrja e një fshirjes (brisit) për testim, nga nga hunda, apo nga fyti, apo goja.
Njeriu: çka ju pëlqen më shumë?
Korona: rëmujën, përzirjen mes njerëzve, papastërtinë dhe vendet me lagështi dhe të ftohta.
Njeriu: çka urreni?
Korona: ndejtjen në shtëpi dhe pastërtinë personale, ajrosjen, ambintet e thata dhe të nxehta si dhe gargarën (shpërlarjen e fytit) e njëpasnjëshme.
Njeriu: a e mbytë çdo njeri që i hyn në trup?
Korona: jo, disa e kanë shprëndarë frikën mes njerëzve. 80 % nga të sumeët nga unë shërohen pa përdorimin e medikamenteve, 17 % të kanë nevojë për izolim dhe mjekim apo trajtim simptomatik dhe shërohen, por unë i mbys prej 2 deri në 4 veta të sëmurë nga unë.
Njeriu: çfarë cilësi kanë ata që i mbytë?
Korona: I mbys vetëm të moshuarit të sëmurë me sëmundje kronike si diabeti, me problem të frymëmarrjes dhe tensionit.
Njeriu: a i godet fëmijët?
Korona: jo. Jam i butë ndaj tyre dhe shpesh i lë në gjendjen që kanë.
Njeriu: a më tregon se si mundem të mbrohem nga ti?
Korona: po sigurisht. Rri në shtëpi dhe largohu nga përzierja dhe kallaballëku, laji duar vazhdimisht dhe mirë e shpesh, a kur të teshtishë, apo të kollitesg, vëndo faculetë në gojë. Rri larg me tjetrin më shumë se 1 metër, ajros shtëpinë, gjithsesi dezinfekto, sendet e shtëpisë dorezat e dyerve, tavolinat, mjetet elektronike, celularët etj. vazhdimisht.
Njeriu: korona, e kuptuam anën tënde të zezë, por a ke anë të bardhë?
Korona: po, sigurisht. E rriktheva vlerën e familjes dhe i bashkova anëtarët e saj. e pastrova ambientin, e kam realizuar në jetën time të shkurtë atë që nuk kanë mundur ta realizojnë konferencat internacionale për ekologji, e zbulova dobësinë e organizatave botërore të shëndetit, e qartësova dobësinë e njeriut dhe i inspirova t’i kthehet Zoti të vet dhe shpresoj të jetë kthim i sinqertë.
Njeriu: a e keni ndërgjegjen të qetë?
Korona: po, kam trazuar mendjen dhe ndërgjegjen njerëzore, a historia para koronës do të ndryshojë nga ajo që vijon pas saj.
Njeriu: a ke ndonjë këshillë?
Korona: rri në shtëpi derisa të del vaksina, apo trajtimi i përshtashëm medicinal.

Pershtati nga arabishtja
Ali Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...