5.8 C
Skopje
E hënë, 19 Maj, 2025

DISA POROSI TË PROFETIT, salAllahu alejhi ve selem

HADITHI:

Amr ibn Shuajbi transmeton nga babai i tij (Shuajbi ibn Muhamed), e ky nga babai i tij (Abdullah ibn Amr ibn As), Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Hani, pini, veshuni, jepni sadaka, larg mendjemadhësisë e shpërdorimit.”[1]

KOMENTI:

Në këtë hadith është urdhëri i tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, për njeriun që të ushqehet prej asaj që e ka furnizuar Allahu, të pijë prej asaj që e ka furnizuar Allahu, e të veshet me atë që e ka furnizuar Allahu prej veshjeve të bukura.

Në origjinë gjërat e tilla janë të lejuara, falënderimi i qoftë Allahut, ngase Ai na i lejoi gjërat e mira dhe na i ndaloi të këqijat, kështu që njeriu duhet të ushqehet me llojet e ushqimeve që i ofrohen, qoftë edhe nëse është ushqim mesatar, ushqehet me atë që i lehtësohet të e arrijë. Dhe pin prej pijeve të mira e të shijshme si; uji, lëngjet e fruteve të mira, qotë prej rrushi apo prej hurme nëse nuk arrijnë deri në gradën e alkoolit, të gjitha janë pije të lejuara, konsumon prej saj ajo që i lehtësohet.

Allahu thotë: “O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira!” Sureja Muminun, 51.

Dhe i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar profetit.”[2] Allahu thotë: “O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira!.” Dhe thotë: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e këndshme që ua kemi dhuruar Na juve dhe nëse jeni adhurues të Perëndisë bëhuni falenderues të Tij.” Sureja Bekare, 172.

Kështu që, njeriu ushqehet me gjëra të mira e të shijshme, dhe pin prej pijeve të mira dhe të shijshme.

Jep sadaka njerëzve e nevojtarëve.

(larg mendjemadhësisë e shpërdorimit), shpërdorim është çdo gjë që e tejkalon sasinë e mjaftueshme, të shton nga ushqimet e pijet e shumta, qoftë edhe pse janë të lejuara.

Për dallim nga shpenzimi pa vend, është shpenzim i gjërave në mëkate, qoftë edhe nëse është një dirhem i vetëm, Allahu thotë: “mos bën shpenzim të pavend. Shpenzuesit e pavend (batakçinjtë) me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit.” Sureja Isra, 26-27.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ahmedi në (Musned, 6/245 me numër 6693) ibn Maxheh në (Sunen, 4/600 me numër 3604) dhe el Harith në (Musned, 2/607 me numër 571) Hakimi në (Mustedrek, 4/150 me numër 7188) Bejhakiu në (Shuabul Iman, 6/315 me numër 4251) e shënon edhe Buhriu në (Sahihun e tij 7/140) por pa zingjir të transmetimit. Shejh Albani e vlerësoi hasen – të mirë.

[2] E shënon Muslimi në (Sahihun e tij, me numër 1015)

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...