11.8 C
Skopje
E premte, 9 Tetor, 2026

Djemtë me mjekra nuk po agjërojnë së bashku me ne?!

Këshillit të Përhershëm të Fetvasë në Arabinë Saudite, iu drejtua kjo pyetje:

“Në vendin tonë ka disa vëllezër të kapur pas fesë, të cilët mbajnë edhe mjekra, por ata veprojnë ndryshe nga ne në disa çështje, siç është për shembull agjërimi i Ramazanit. Ata nuk agjërojnë derisa ta shohin Hënën e re me sy të lirë. Kështu që ndonjëherë ne agjërojmë një ditë ose dy ditë para tyre dhe po kështu, ata e mbyllin Ramazanin një ose dy ditë pas nesh. Sa herë që ne i pyesim ata kur agjërojnë ditën e Bajramit, na thonë se ne nuk agjërojmë e as nuk bëjmë Bajram, derisa ta shohim Hënën e re me sy të lirë, sipas fjalës së Profetit (alejhi salatu ue selam): “Agjëroni kur ta shikoni atë (Hënën) dhe ndërpriteni kur ta shikoni atë (Hënën)!” Ata nuk e marrin në konsideratë shikimin e hënës me anë të aparateve, kështu që kuptohet se ata nuk pajtojnë me ne edhe në namazin e Bajramit, të cilin e falin në bazë të shikimit të tyre dhe po kështu, edhe në Bajramin e Kurbanit, në ditën e Arafatit, etj.”

Ndërkohë, ky Këshill iu përgjigjet duke thënë: 

“Është e detyrueshme për ta që të agjërojnë me njerëzit, të mbyllin Ramazanin po me ta, e të falin Bajramet me muslimanët e vendeve të tyre, në bazë të hadithit: “Agjëroni kur ta shikoni atë(Hënën) dhe ndërpriteni kur ta shikoni atë (Hënën)!”,qëllimi i të cilit është se agjërimi dhe ndërprerja e tij, bëhet në bazë të shikimit me sy të lirë ose me mjete, të cilat ndihmojnë syrin në shikimin e tij, po ashtu edhe në bazë të fjalës tjetër të Profetit (alejhi salatu ue selam) që thotë: “Agjërimi është në ditën që agjëroni, Bajrami në ditën që bëni Bajram dhe Kurbani në ditën që bëni Kurban.”

Kryetar: Abdulaziz ibn Baz

Zëvendëskryetar: Abdurrezak Afifi

Anëtar: Abdullah Gudejan

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...