23.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

DUAJA E SINQERTË

Duaja është sinjal i adhurimit, kopshti i zemrës, Xhenneti i dynjasë, adhurim i lehtë, jo specifike vetëm për ndonjë vend, kohë ose gjendje të caktuar. Duaja është armik i belave, shërues i tyre, parandalues i fatkeqësive dhe zvogëlues i tyre kur ata e kaplojnë robin e Allahut.

Omer ibn Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Unë nuk shqetësohem se a më pranohet duaja, sepse kur i përkushtohem asaj pas saj vjen pranimi i duasë.”

Duaja me urdhër të Allahut i largon fatkeqësitë, belatë, sprovat, parandalon dënimin dhe shkatërrimin, është armë e besimtarit, madje nuk ka diçka që më shumë e ndihmon robin se sa duaja. Çdo e mirë vjen nga duaja, çdo e keqe largohet nga duaja, me dua largohet mërzia, kalojnë streset, fundi i fundit mjafton si nderë për atë që i lutet Allahut, duaja të afron tek Allahu. Allahu thotë: “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejtë të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.”1 Më i humbur nga njerëzit është ai që e ka humbur duanë.

Me dua ngrihet: Shpirti, ambiciet e larta, largohet ëndja e madhe nga ajo që e posedojnë të tjerët, është shigjetë e natës që del e lëshuar nga namazfalësi, litar i cili e lidh tokën me qiellin. Kthehu tek Allahu, kërko nga Ai do të fitosh. Nënshtroju me dua vetëm Allahut, risku është thesar i kërkimit, dije se thesaret e Allahut janë të mbushura plot dhe i jep çdokujt çfarë do që kërkon prej Tij, qoftë natën apo ditën. Prandaj lute Zotin tënd Bujar, dorëzoje veten Tënde para Tij, lutju Allahut me bindje se do të pranohet duaja, me vullnet të madh, ngase ai që e lut nuk humbë, prandaj kush ju ankohet krijesave për nevojat e tij. atij nuk i kryhen nevojat. Andaj lutu sepse Ai që jep është shumë Bujar, i Fuqishëm. Mirëpo mos e prit menjëherë pranimin kur të lutesh e as mos e ngadalëso lutjen, sepse kush troket shumë në derë pritet që t’i hapet dera. Po ashtu këdo që e kaplojnë problemet e kohës le të kthehet tek Allahu, ngase Allahut thotë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.”2

Kur Junusi, paqja e Allahut qoftë mbi të, u ngujua në barkun e balenës, ai shpëtoi me dua madje pa u dëmtuar fare.

Kur njerëzit të shtrihen në rehatinë e trupit të tyre, atëherë në errësirën e natës çoi duart tek Allahu Fuqiplotë, sepse me lutje rrotullohen çështjet, kush lutet në këtë kohë e është steril, i jepet fëmijë, i sëmuri shërohet, i varfri furnizohet, fatkeqi lumturohet. Me një dua e gjithë toka u përmbys përpos asaj që deshi Allahu, me një dua Allahu e shpëtoi Musain, paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe e shkatërroi Faraonin. Allahu thotë: “Musai tha: “Zoti ynë, Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zot i ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës Tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, e të mos besojnë derisa të shijojnë dënimin e hidhur.”3

Sulejmanit, paqja e Allahut qoftë mbi të, Allahu i dhuroi pasuri të madhe dhe sundim vetëm me një lutje drejtuar Zotit, Gjithëdhuruesit. Ejubi, paqja e Allahut qoftë mbi të, u

shërua nga sëmundja e tij me përkushtim dhe lutje ndaj Zotit të Tij. Allahu thotë: “(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”4

Andaj shpeshtoi duatë për veten tënde që të jesh i udhëzuar, si dhe Allahu të të mbrojë prej fitneve dhe të të bëjë të përqendruar në fenë e Tij, të ta përmirësojë nijetin dhe sinqeritetin në veprat e tua.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Bekare: 186.

2 Nemël: 62.

3 Junus: 88.

4 Enbija: 83.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...