12.8 C
Skopje
E martë, 19 Maj, 2026

KË PO E PENGON UNITETI I MUSLIMANËVE NË KOSOVË

Zhvillimet e fundit në vendin  tonë nga ato që në media po quhen çështje religjioze, si organizimi i faljes së xhumasë në sheshin “ Adem Jashari “,  përkrahja e kësaj kërkese nga ana e BIK-ut , ngase e njëjta është kërkesë e këtij Institucioni tash e sa vite ngjalli reagimet e disa personave nga të vetëquajturit hoxhallarë, analist , publicist e gazetarë .

Mirëpo akoma më shumë i pengoj fakti se u dëshmua që BIK-u  është institucioni i vetëm fetarë islam në Kosovë, në momentin kur kreu i BIK-ut Myftiu Naim Tërrnava i bëri thirrje organizatorit të faljes së xhumasë në sheshin “ Adem Jashari “ që të mos e bllokojnë rrugën dhe Lëvizja “ Bashkohu “ organizator i xhumasë menjëherë doli me deklaratë se rruga nuk do të bllokohet përkundër faktit se ishin të vendosur ta bëjnë një gjë të tille siç e kishin paralajmëruar më herët. Kjo ishte një dëshmi e qartë se muslimanët e tërë Kosovës e njohin BIK- un si autoritetin e vetëm fetarë islam në Kosovë në krye me Myftiun Tërrnava , por në të njëjtën kohë ishte dëshmi se disa individ të vetëquajtur hoxhallarë nuk duan që muslimanët të jenë unik dhe  BIK- u  të jetë funksional dhe në shërbim të xhematit.

Sulmet ndaj Myftiut të Kosovës dhe akuzat se bashkëpunon me ekstremistët  (xhematin ) dihet fare mirë se janë të motivuara nga etja për të ardhur në krye të BIK-ut e sharlatanëve si Osman Musliu , Idriz Bilalli dhe dy – tre të tjerëve në tërë Kosovën, në krye me bosin e tyre  Xhabir Hamiti , të cilët përmes këtyre akuzave kanë për qëllim dëmtimin  e imazhit të Kosovës me porosi nga qarqe të caktuara që vazhdimisht punojnë në dëm të shtetit tonë.

Unë nuk e kam ndërmend që të avokatojë për BIK-un dhe ta mbrojë nga akuzat e këtyre të çoroditurve që qëllimi për ta dëmtuar BIK-un dhe islamin në Kosovë ua ka verbuar arsyen dhe janë bërë matrapaz që nuk lënë rrugë dhe mjet pa përdorur duke u shërbyer vazhdimisht me shpifje dhe akuza të paqena .

Ne si xhematë ndihemi të atakuar nga akuzat inekzistente që dalin nga gojët e helmuara të nepërkave të llojit të Osman Musliut , Idriz Bilallit dhe dy – tre të tjerëve , të cilët në agjendën e tyre armiqësore ndaj Islamit , BIK-ut dhe të ardhmes së Kosovës nuk lanë pa shpifur edhe për lëvizjen “ Bashkohu “ dhe anëtarin e kryesisë së lëvizjes vëllain  tonë Fuad Ramiqi i cili është edhe përfaqësues i lëvizjes. Tërë këto akuza qesharake të këtyre të mjerëve u bënë të mundura falë gatishmërisë së disa mediumeve të cilat u dhanë shumë hapësirë që të vjellin vrer , dhe me deklaratat dhe akuzat e tyre të mbështetura në urrejtje dhe në shpifje dhe asnjëherë në fakte dhe argumente i degraduan edhe vetë këto mediume.

Këto media të cilat janë të njohura për luftën e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve ia dhanë mundësinë secilit idiot që të ulërij nëpër ekranet televizive dhe të shkarravit nëpër gazeta duke akuzuar BIK-un dhe Lëvizjen “ Bashkohu “ . Këta që me padurim reaguan kundër faljes së namazit në sheshin “ Adem Jashari “ ishin disa të dështuar, dështimi i të cilëve është dëshmuar më herët, por , disa nga mediet tona u përkujdesen që edhe akuzat e drejtuara ndaj vëllait tonë Fuad Ramiqi të bëra nga gazetari Stephen Sulejman Schwartz ti publikojnë me bujë të madhe. Ky person e ka akuzuar vëllain tonë se ka lidhje me organizatën “ Hamas “ që vepron ne Palestinë dhe është e njohur ndërkombëtarisht dhe është subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Duke mos pasur për qëllim që të paraqesim veprimtarinë e “ Hamasit “ ne themi dhe jemi plotësisht të bindur se ky gazetarë  i ka bërë këto akuza sa për ti shitur në opinion, ngase fort mirë e dimë se cilat lajme ( akuza ) i ha pazari më së shumti sot.

Me këtë që thamë më sipër vetëm duam të bëjmë të qartë realitetin e situatës në tërësi, ndërsa qëllimi i këtij shkrimi është që t`ua bëjmë të qartë të gjithë atyre që kanë sulmuar lëvizjen “ Bashkohu “ dhe personalitetin e vëllait tonë Fuad Ramiqi se vëllai ynë është plotësisht i pastër nga këto akuza dhe njëherit ua bëjmë të qartë këtyre argatëve të dreqit që janë edhe nga mesi i të vetëquajturve hoxhallarë e imam pastaj edhe medieve dhe çdokujt tjetër që po i fryn këtij zjarri se lëvizja “ Bashkohu “ është lëvizje e fuqishme me shtrirje në tërë Kosovën dhe aktiviteti i saj nuk është i varur nga individ të caktuar, sepse ne jemi xhemati, e xhemati është populli.

Prandaj nëse e keni për qëllim që duke e sulmuar personalitetin e Fuad Ramiqit të dëmtoni lëvizjen “ Bashkohu “ ne i`u sigurojmë se në mesin tonë kemi shumë kuadro të kualifikuar dhe muslimanët e Kosovës sot më shumë se kurrë janë të vendosur që ti realizojnë të drejtat e tyre. Siç e kemi bërë të qartë edhe më herët  Fuad Ramiqi është anëtarë i kryesisë së lëvizjes “ Bashkohu “ dhe i autorizuar si përfaqësues i lëvizjes nga ana e kryetarit dhe kryesisë dhe jo udhëheqës i lëvizjes .

Ne jemi të   vendosur dhe të  përkushtuar në realizimin e të drejtave tona, në mbrojtjen e personalitetit të secilit nga ne nga akuzat e pabaza dhe jemi të angazhuar në mbrojtjen e unitetit të muslimanëve nga të gjithë fesadgjinjtë dhe lapërdharët .

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...