22.8 C
Skopje
E enjte, 8 Maj, 2025

KËSHILLË PËR MËSIMIN E KURANIT TEK FËMIJËT

Lavdërimi i takon Allahut

Rritja e fëmijëve për ta pasuar Islamin nga një moshë e hershme,të mësuarit përmendësh Librin e Allahut dhe të edukuarit e tyre është Sunet i Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) si dhe konsiderohet si një çështje shumë e rëndësishme, sidomos në këtë kohë dhe moshë.

Por është diçka që shumë njerëz e neglizhojnë në lidhje me fëmijët e tyre dhe ndaj atyre që janë nën kujdesin e tyre,dhe ata bëhen të hutuar nga gjërat që nuk do të jenë në dobinë e tyre në Botën tjetër dhe me të vërtetë mund ti dëmtojnë ata, dhe i bën ata emocionalisht të lidhur me ata  që madje nuk e meritojnë të përmenden, e lëre më të mirën si model, siç janë aktorët, sportistët dhe këngëtarët.

E çmojmë pyetjen e motrës tonë dhe e lusim Allahun ta bëj atë të palëkundur dhe t’i ndihmojë në këtë dhe çështjet e tjera, dhe t’i jap shpërblim në Ditën e Gjykimit. Çfarë mund të jetë më madhështore se sa takimi i Zotit me regjistrat e veprave të mira të cilat përfshijnë të udhëzuarit e të tjerëve për të bërë mirë si dhe pjesëmarrja në ngritjen e së mirës?!

Në lidhje me këtë vajzë të vogël dhe të mësuarit asaj Kuranin përmendësh, ne e këshillojmë motrën tonë të veprojë  si në vijim:

1.-  Fillo me atë që është më e lehtë  për ta lexuar dhe memorizuar, domethënë  Suren Fatiha, pastaj me xhuzin e fundit, duke punuar nga fundi. Fillimi me diçka të lehtë ndihmon të lëvizësh në pjesët më të vështira. Veç kësaj ajo do të ketë vërtetë nevojë për këtë kur të fillojë ta mësojë faljen e namazit.

2.- Sasia që duhet mësuar çdo ditë duhet të jetë e vogël,në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të memorizojë atë dhe do të jetë lehtë për ta memorizuar atë çfarë vjen më pas. Kjo sasi ndryshon nga një fëmijë në tjetrin, varësisht nga inteligjenca  dhe memorja e tij/saj

3.- Rishikoja shpesh në mënyrë që t’i ngulitet ajo çfarë ka mësuar përmendësh. Mos lejo t’i kalojë ndonjë ditë pa mësuar përmendësh diçka të re dhe përsëritur të vjetrën

4- Inkurajoje atë duke i dhënë shpërblime çdo herë- për shembull- kur të  përfundon xhuzin dhe e ka mësuar mirë përmendësh.

5.- Fillo të lëvizësh duke e nxitur atë si dhe duke përsëritur, që është zakonisht stadi i parë në mësimin përmendësh, për ta mësuar atë si të lexojë, kështu do të jetë lehtë për të ta lexojë Kuranin vetë, në kohët kur motra e saj ose mësuesi nuk janë të pranishëm.

6.-  Le të mësohet  të këndojë në namaz çfarë ka memorizuar, qoftë ajo namaz i obligueshëm apo namaz nafile, në kohën kur ajo arrin moshën ku namazi i kërkohet dhe mund ta kuptojë atë

7-   Le të adaptohet të dëgjojë në kaseta ose në kompjuter atë që ka mësuar përmendësh, kështu ajo do të ketë mundësi t’i dëgjojë të dyja: shqiptimin e mirë dhe recitimin e mirë, dhe do të ketë mundësi ta rishikojë dhe forcojë atë që e ka mësuar.

8-  Zgjedhe kohën e mirë për memorizim kur ka pak hutime- siç janë koha pas Sabahut ose ndërmjet namazit të Akshamit dhe të Jacisë. Shmangu kohëve kur ajo është e uritur, e lodhur ose e përgjumur.

9- Lavdëroje atë para fqinjëve dhe farefisit për atë që ka mësuar përmendësh, për ta inkurajuar atë dhe për t’i inkurajuar edhe ata ta bëjnë të njëjtën gjë; në të njëjtën kohë, lutu për të ta mbrojë Allahu nga dëmi i syrit të keq dhe zilisë (hasedit)

10- E rëndësishme është të ketë një lloj të Mus’hafit pa e ndryshuar, kështu pamja e ajeteve do të jetë e vulosur në memorjen e saj.

11- Duhet ta inkurajosh të shkruajë atë që ka mësuar përmendësh  kështu ajo do të ketë mundësi të kombinojë mësimin e shkrimit me përforcimin e hifzit.

Dhe Allahu Dhurues i fuqisë dhe suksesit.

Përktheu nga anglishtja: Nazlije Maliqi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...

Fjalët janë çelësa: me to mbyllim grindje dhe hapim zemra

Në botën e njerëzve, fjalët nuk janë veç zëra...

Tri shtyllat e begatisë dhe jetëgjatësisë

Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) na ka...

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:"Me...