20.9 C
Skopje
E hënë, 19 Maj, 2025

KËSHTU ISHIN TË PARËT E UMETIT 2

Ebu Dardai, -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë:  “Më e dashur për mua është që, Allahu të ma pranojë një namaz, sesa dynjaja dhe çka ka në të”.

Muhamed Ibën Jusuf El-Asbahani, -Allahu e mëshiroftë!-, një ditë i kishte shkruar një vëllai të tij, duke i thënë: “Të këshilloj me frikërespekt ndaj Allahut; Lus Allahun që të na bëjë të devotshëm! O vëllai im! Shkurtoi shpresat tua për këtë dynja, e puno shumë për ahiret, ngase para nesh kemi shumë vështirësi , të cilave iu frikësoheshin pejgamberët e Allahut”.

Muhamed ibnul Husejni, -Allahu qoftë i kënaqur me të-, ka thënë: “Njerëzit e mençur dhe të urtë janë të një zëri, se polemika në shumicën e rasteve i ndryshon zemrat e vëllezërve si dhe nxit përçarje e ndarje pas harmonisë dhe vetmi e largim nga vëllezërit pas bashkimit”.

Muadh ibn Xhebeli, -Allahu qoftë i kënaqur me të-, ka thënë: “Nëse e do një vëlla, atëherë ti mos polemizo me të, mos u grind me të dhe mos bën shaka duke e tepruar me të”.

Fudajli ibn Ijadi, -Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: “Dijetarwt janë të shumtë, kurse të mençurit janë të paktë. Mirëpo, dine se ajo që kërkohet nga dituria është pajisja me urtësi. Dhe kujt i dhurohet urtësia, nuk ka dyshim se i është dhuruar njëra ndër mirësitë e mëdha”.

Transmetohet se Abdurrahman ibn Mehdiu ka thënë: Erdhi një njeri tek Malik ibn Enesi dhe e pyeti për diçka. Kurse Maliku i tha atij: “Nuk kam njohuri në lidhje me këtë pyetje”. Njeriu i cili e pyeti i tha Malikut: “Mirë, a më lejon qe unë nga ky moment ta përhapi tek njerëzit se ti nuk din? Maliku i tha: “Po mund ta përhapësh në mesin e njerëzve se Maliku nuk është i ditur”.

Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Nëse më sheh se jam i zemëruar, atëherë mundohu të më qetësosh. Nëse do të shoh ty të zemëruar unë do të qetësoj, nëse nuk veprojmë kështu atëherë pse të jemi bashkë”.

Amër ibën Thabiti,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Kur Ali ibën Husejni vdiq, e pastruan trupin e tij dhe në shpinën e tij panë shenja mavijosje. Ata u habitën me këtë pamje dhe pyetën: “Prej nga këto shenja.” Dikush nga të pranishmit tha: “Ai barte miell në shpinën e tij natën dhe ua shpërndante banorëve të varfër të Medinës.”

Ebu Hamza eth Thumeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Ali ibën Husejni ngarkonte në shpinën e tij miell gjatë natës dhe ua shpërndante atë fukarenjve. Ai thoshte: “Nuk ka dyshim se sadakaja e cila jepet fshehurazi e shuan dhe largon zemërimin e Allahut.”

Rebi ibën Hejthemi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Çdo gjë që dëshirohet për dikë tjetër përveç Allahut, shpërblimi për të humbet.”

Njëri nga të parët tanë të ndershëm ka thënë: “Me krahët e frikës dhe të shpresës, besimtari vazhdimisht mundohet ta përmirësojë veten e tij si dhe të arrij siguri në botën tjetër”.

Njëri nga të parët tanë të ndershëm ka thënë: “Nëse besimtarit i shkojnë punët mirë, ai nuk duhet të bëhet i vetëkënaqur, porse ai duhet të ketë shpresë në mëshirën e Allahut, por në të njëjtën kohë duhet t’i frikësohet dënimit të Allahut,- xhele veala!.'”

Fudajl Ibën Ijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Sa herë që mos t’i bindem urdhrave dhe ndalesave të Allahut, efektet e mosbindjes i vërej tek kafsha që e kalëroj dhe tek shërbëtorja ime”.

Ebu Sulejman ed Darani,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Ai i cili e pastron nijetin dhe veprat e tij, jeta e tij do të jetë e pastër dhe e mirë. Ai i cili e vepron të kundërtën jeta e tij do t’i bëhet e hidhur dhe e keqe. Ai i cili bën vepra të mira natën do të jetë i furnizuar ditën dhe ai i cili vepron vepra të mira ditën do të furnizohet natën”.

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kërkoje zemrën tënde në tre momente: Kur të dëgjosh Kuran, kur përmendet Allahu si dhe kur je vetëm larg preokupimit me dynjanë. Nëse nuk e gjen zemrën në këto tre momente, atëherë lute Allahun të furnizojë me një zemër, sepse ti ke mbetur pa zemër.”

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kur robi zgjohet nga gjumi në natën që e ka errësuar horizontin dhe ka brengë të vetme t’i bindet dhe të kënaqë Allahun, atëherë Allahu do t’i largojë të gjitha shkaqet e shqetësimit të tij. Njashtu, Allahu e bën zemrën e tij të lirë për ta dashur vetëm Atë si dhe e bën trupin e tij të lirë për t’i shërbyer vetëm Atij. Por, nëse një rob i Allahut zgjohet në errësirën e natës dhe e ka brengë vetëm dynjanë, Allahu do t’ia ngarkojë barrët e shqetësimit, hidhërimit dhe vështirësive të saj. Allahu do ta lë të mbështetet në vetveten e tij, do t’ia preokupojë zemrën, do ta privojë nga dashuria për Allahun sepse në zemrën e tij do të ketë dashuri vetëm për krijesat. Allahu nuk do t’ia angazhojë gjuhën në përmendjen e Tij sepse ajo do të angazhohet në përmendjen e krijesave. Trupi tij do të privohet nga bindja, meqë ai do të robërohet nga dëshirat dhe epshet e tij. Dhe ai do të punojë sikurse një kafshë livruese në shërbimin e tjerëve. Le ta dinë se të gjithë ata që ia kthejnë shpinën adhurimit të Allahut, do të sprovohen në adhurimin, shërbimin dhe dashurinë për krijesat.”

Hasan el Basriu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kam takuar njerëz për të cilët dynjaja nuk ishte aspak më e rëndësishme sesa rëra të cilën ata ecnin mbi të dhe e shkelnin me këmbët e tyre. Ata zotëronin pasuri vetëm sa ishte e mjaftueshme për ta mbajtur trupin, mirëpo nuk ndalonin së thëni: “Do ta japim një pjesë nga pasuria e jonë në rrugë të Allahut.”

Xhunejdi,- Allahu e mëshiroftë!,- u pyet për falënderimin e Allahut dhe ai tha: “Të mos përdoret asnjëra nga dhuntitë e Allahut me qëllim të mosbindjes dhe mosnënshtrimit ndaj Tij.”

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...