32.8 C
Skopje
E mërkurë, 9 Shtator, 2026

KUJDESI PËR MACEN, SHKAKU I SHËRIMIT TË NËNËS SIME!!

Nëna e një djaloshi ishte në gjendje kritike dhe shtrihet në spital. Një ditë nga ditët mjekët e lajmëruan djaloshin se gjendja e nënës së tij është shumë e keqe dhe nuk shpresohet për të shërim dhe në çdo moment mundet të ndërron jetë. Djaloshi doli nga dhoma e nënës së tij, i mërzitur për gjendjen e saj, dhe u nis drejt shtëpisë. Nuk mundej të rrinte i qetë në shtëpi, larg nënës së tij, dhe prapë vendosi të kthehet. Rrugës ndaloi me një pompë benzine, kur poshtë makinës së tij e pa një karton me një mace në të, e cila sapo kishte pas lindur mace të vogla dhe numri i tyre ishte i madh. Ato të voglat nuk mundeshin të ecnin dhe tha në vetvete se kush u sjell atyre ushqim duke qenë ato në këtë gjendje!!

Hyri në shitore dhe u bleu ushqim, ua vendoi përpara tyre dhe u nis për në spital. Hyri në dhomën e nënës së tij, mirëpo mbeti i shtangur dhe i ranë nga dora gjërat që i kishte blerë për nënën! Nëna e tij nuk ishte në dhomë! Mendoi se kishte ndërruar jetë! Shkon dhe e pyet motrën ku është nëna ime?! Motra i përgjigjet: Gjendja e nënës tënde është përmisuar për ka e mira dhe e larguam nga dhoma e përkujdesjes së veçantë dhe e kemi vendosur në dhomë tjetër me ata pacientë që gjendja e tyre është më e mirë. Djali me shpejtësi shkoi në dhomën tjetër dhe e pa nënën e tij, gjendja iu kishte përmisuar në të mirë. Ishte zgjuar nga koma dhe pasi që e përshëndeti e pyeti djali se çka ndodhi me të?! Nëna iu përgjigj: Duke qenë në atë gjendje, pa vetëdije, e pash në ëndërr një mace dhe fëmijët e saj, i kishin pas ngritur duart dhe luteshin për të!!

I lartësuar është Allahu, i cili i largon belat! Shëroni të sëmurit e juaj me sadaka!!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, qofshin mbi të, na porositi: “Frikojuni nga zjarri, qoftë edhe me një gjysmë hurme”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar,

por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata”. Isra 44.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...