19.8 C
Skopje
E enjte, 8 Tetor, 2026

KUSH ËSHTË MË E PASUR, NËNA IME APO NËNA JOTE!!

– Një ditë nga ditët, një nxënëse e pasur iu drejtua shoqes së saj të varfër, dhe i tha:

Nëna ime e bleu një makine të re dhe ajo është më e pasur se nëna e jote..

Nëna ime e solli në shtëpi, një shërbëtore të re që ajo të përkujdeset për ne, kur ajo është në punë..

Pra nëna ime, është më e pasur se nëna jote..

Nëna ime solli në shtëpi, një kuzhinier të shkathët që të na përgatit ushqim të shijshëm..

Ajo është më e pasur se nëna jote..

Nëna ime solli motër medicinale që të përkujdeset për gjendjen tonë kur të jemi të sëmurë..

Ajo është më pasur se nëna jote..

Nëna ime na solli një mësues të ri që të na përsërit mësimet..

Pra ajo, është më e pasur se nëna jote..

– Nxënësja e varfër e ndërpreu duke i thënë:

Nëna ime na e përgatit ushqimin më të mirë, ajo përkujdeset për neve, ajo rrinë tanë natën zgjuar dhe përkujdeset për shëndetin tonë dhe ajo na përsërit mësimet e tona.

Krejt këtë e bën vetvetiu, pa ndihmën e askujt!!

Më mjafton dashuria e saj ndaj neve dhe ajo është pasuria e saj më e madhe!

Ajo na jep neve bukë të nxehtë, kurse ajo e ha të djeshmit!

Ajo na jep neve mishin e pulës, kurse për veti i ha krahët e pulës!

Na jep neve ilaçe dhe para neve e fsheh sëmundjen e saj!

Na blen neve rrobe të reja, kurse para syve tanë i fsheh kundrat e saj të copëtuara!

Më vjen keq shoqja ime.. nëna ime është shumë më e pasur se nëna jote!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...