18.8 C
Skopje
E premte, 9 Tetor, 2026

KUSH ISHIN MUEZINËT E TË DËRGUARIT

I dërguari (salAllahu alejhi ve selem) kishte emëruar katër muezinë prej sahabëve; dy prej tyre në Medine, njëri në Kuba e tjetri në Meke.
Ata ishin:
1. Bilal ibn Rabaha (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili ishte abisinas dhe ishte rob i liruar nga Ebu Bekri, nofka e tij ishte Ebu Abdullah, ishte i pari prej të robëruarve që pranoi islamin dhe njëri prej të shtatëve të cilët proklamuan islamin në opinion, i cili pasi që deklaroi se ka pranuar islamin përjetoi dënim dhe padrejtësi shumë të vrazhdë nga ana e zotëriut të tij Umeje ibn Halef, në mënyrë që ta kthejë nga kjo fe, por ai ishte durimtar dhe shpresonte në shpërblimin e Allahut, përgjatë gjithë periudhës derisa ndëshkohej nuk fliste gjë tjetër pos fjalën “Ai është Një, Ai është Një”. Një ditë Ebu Bekri pa se çfarë ndëshkimi po përjetonte Bilali, ndjeu dhimbje për të dhe pagoi lirinë e tij për hir të Allahut.
Bilali mori pjesë në të gjitha ekspeditat luftarake me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve selem), e i dërguari e kishte përgëzuar atë me xhenet, kur kishte thënë: “O Bilal! Më trego për një vepër tënde që më së shumti shpreson (shpërblimin) prej atyre që ke vepruar në islam, ngase unë kam dëgjuar krismat e nallaneve tua në xhenet para meje. Ai u  përgjigj: Nuk kam vepruar vepër me të cilën më së tepërmi shpresoj, pos që unë saherë që marr abdes gjatë ditës apo natës, jam falur me atë abdes (nafile) aq sa ka qenë kader të fali.” [1]
Bilali ishte muezini i parë i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve selem), dhe pas vdekjes së tij nuk e thërriti ezanin deri kur Omer ibn Hatabi erdhi në Sham dhe kërkoi nga ai që ta thërriste ezanin, dhe kështu që e thirri ezanin, nuk është parë Bilali të ketë qarë më shumë se atë ditë kur e thirri ezanin, pasi që u emocionua shumë nga kujtimi i të dërguarit (salAllahu alejhi ve selem).

Bilali vdiç në vitin e njëzet hixhrij, u varros afër derës së vogël tek varrezat e Damaskut, në moshë prej gjashtëdhjetë e ca vjetë.

2. Amr ibn Umi Mektum (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), në fakt rreth emrit të tij ka mospajtim mes emrit Amr apo Abdullah. Ai ishte një njeri i verbër, i cili u shpërngul në Medine pas betejës së Bedrit, e i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) e nderonte shumë, e emërtonte zëvendës në Medine, që t’a thërret ezanin e t’ju prijë njerëzve që kanë mbetur në Medine, ku përmendet se i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) e la si zëvendës dy herë gjatë jetës së tij.
Për të u zbritën ajete që do lexohen deri në ditën e Fundit, është përmendur se për të ka zbritur ajeti ku flet për njerëzit e sëmurë dhe të justifikuar nga luftimi, kur zbriti fjala e Allahut: “Nuk janë të barabartë ata besimtarë që rijnë në shtëpitë e tyre.” I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ftoi Zejdin që ta shkruante, i erdhi ibn Umi Mektum dhe u ankua për paaftësinë e tij, dhe Allahu zbriti pjesën e ajetit: “përveç të paaftëve.” Nisa, 95. [2].
Njashtu zbriti vërejtja mbi të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve selem) kur ai nuk i kushtoi vëmendje atij, duke iu drejtuar mushrikëve, këtë rast na e përcjell Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej sa) e cila thotë: “I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ishte me disa njerëz nga të parët e Kurejshëve, aty ishin edhe Ebu Xhehli dhe Utbeh ibn Rabiah, e u thoshte atyre: A nuk është mirë që unë kam ardhur me këtë e me këtë? Ata thonin: Gjithsesi, pasha gjakun tonë (betim i paganëve). Në atë moment kur ishte i zënë me ta i erdhi ibn Umi Mektumi, kërkoi prej tij, ndërsa ai e refuzoi dhe Allahu zbriti ajetet: “Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. ngase atij i erdhi i verbri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi! e ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, ti ia vë veshin (i drejtohesh) atij! po ti nuk ke përgjegjësi pse ai nuk pastrohet. ndërsa ai që nxiton dhe vjen tek ti, dhe meqë ai frikësohet, e ti nuk e zë për asgjë (nuk ia vë fare veshin fjalës së tij).” Abese, 1-10.
Pra, fjala është për Abdullah ibn Umi Mektum (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) [3].
3. Ebu Mehdhurah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), emri i tij ishte Eus ibn Miajer el-Xhumehij, këtij ia mësoi i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) ezanin ditën e çlirimit të Mekes, e dha ezanin aty dhe mbeti muezin deri në vdekje, pas tij ezanin e thërriti djali i tij, vdiç në vitin 59 hixhrij.
4. Sad ibn Aidh el-Karadhij, ishte nën kujdesin e Amar ibn Jasirit dhe ishte muezin i të dërguarit të Allahut në Xhaminë e Kubasë. Pasi që Bilali e la thirrjen e ezanit Ebu Bekri e morri atë si muezin në xhaminë e të dërguarit (salAllahu alejhi ve selem). Vdiç vitin 74 hixhrij.

Përktheu: Shpend Zeneli


[1] E shënon Buhariu me numër (1149).
[2] E shënon Buhariu me numër (4593).

[3] E shënon Ibn Asakiri në (Muaxhem Shujuh) (2/686).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...