20.8 C
Skopje
E hënë, 19 Maj, 2025

LULJA E NJËZET E GJASHTË

Ky Muaj, një mundësi e mirë ta pastrojmë zemrën dhe qëllimin e jetës sonë ta orientojmë drejt cakut ku çdo shpirt do ta shijojë atë. Ta kërkojmë nga jeta veç atë që na duhet në jetë dhe t’i shtojmë të mirat që do të na e zgjasin jetën.

Një e mirë kryhet për shkurt kohë, por lenë gjurmë që gjatë kohë do të të shoqërojnë. Jeto si i huaj në mesin e njerëzve, megjithatë me vlerë dhe i dobishëm për ta dhe i njohur te Krijuesi i tyre. Asgjë s’humbet çka bëhet mirë, krejt përfundojnë në libër të regjistruara që do të të shpëtojnë kur do të kesh nevojë për ato…

Imam Shafiu ka thënë: “Është synet për besimtarin të ketë angazhim të shtuar në adhurime gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit”. Mendova se doli si mendim i imi, por u gëzova ngase mendimet e mia u përputhen me këtë thënie mbresëlënëse. Nga njëra anë, na udhëzon në traditën e të Dërguarit, kurse nga ana tjetër, një lloj nxitjeje t’i fitojmë mirësitë e këtij Muaji.

Të parët, me të vërtetë, janë llamba që na e ndriçojnë jetën me ç’kanë bërë dhe janë yrnek që vetes t’i japim shembull në jetë. Për këtë shkak, respekti yt ndaj Tij varet nga njohja jote për Të, e shpërblimi i Tij ndaj teje varet nga kryerja e urdhrave të Tij prej teje. Zoti nga mëshira e Tij e ka lënë që robi të përpiqet ta fitojë atë, ngase çmimi i Parajsës është mëshira e Tij që do e mbulojë robin. Një adhurim është një hapje e zemrës dhe një kthjellje e syrit që gjymtyrët t’i udhëzojë drejt jetës së tyre. Nëse shpirti s’ngopet me pak, dinë të kënaqet me aq, e nëse jep shumë, mjaftohesh të shpërblehesh edhe me pak.

Në rrugën e Zotit, zemra nuk e pranon të dyshimtën, dhe dyshon në çdo gjë e cila nuk përputhet me zemrën. Kur e pason dikë, atë edhe e do, e të duash dikë është që veten ta vësh në shërbim të tij. Lehtë shqiptohet një fjalë goje, rëndë përballet zemra me pranimin e saj. Ndaj, sa ka frymëzime nga njeriu për kërkim falje, po aq ka pranime pendimesh nga Zoti. Ai i Cili na obligoi ta pasojmë të Dërguarin e Tij, ia bëri obligim Vetes që t’i shpërblejë pasuesit e Tij. Askujt shpërblimi s’i pakësohet dhe secili çmohet nga angazhimi që ka dhënë. Dihet se në rrugën e adhurimeve, mendja është e vetëdijshme për veprimet e trupit…

E unë i vetëdijshëm se i erdh fundi takimit me këtë lule, bëra një lëvizje me dorë në sy sikur për t’i fshirë lotët, e duke e lënë lulen në vendin ku edhe e mora, thashë me vete: Kur të errësohet zemra, humb drita e syve!

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...