7.8 C
Skopje
E hënë, 28 Shtator, 2026

MEDITIME KURANORE – 128

1. Disa njerëz jetuan me hipokrizi derisa dolën prej kësaj dunjaje pa asnjë vepër të mirë. Disa prej tyre shpreheshin; Unë kam mendim të mirë për Zotin tim, por kjo është gënjeshtër e tij, ngase po të kishte mendim të mirë për Allahun do të kryente vepra të mira dhe pastaj lexoi fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë:

وَذَٰلِكُمْ ظَنُّكُمُ الَّذِي ظَنَنْتُمْ بِرَبِّكُمْ أَرْدَاكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpruarit.” (Fusilet: 23).

Hasan el Basriu, rahimehullah El Xhamiu Li ahkamil Kur’an; 15/353

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيم

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” (Fusilet: 34).

Këto janë gjurmët që le pas vetes sjellja dhe morali i lartë me atë që ke armiqësi, e mendoje se si do lësh gjurmë të mira me këtë sjellje me atë që nuk ke armiqësi ose si do jetë e këndshme kjo po të silleshe kështu me burrin/gruan, vëllain, etj. Pra, let jetë primare sjellja dhe morali yt i lartë me të gjithë.

3. Allahu, xhele ue ala , ka thënë; وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi.” (Fusilet; 34).

Subhanallah! Njeriu me të cilin ke armiqësi dhe i cili të ka bërë keq, të thuhet ty; Ktheje të keqen me mirësi, por dije se nëse i përgjigjesh kësaj kërkese të Allahut dhe e kthen të keqen me mirësi, atëher vjen shpërblimi prej Allahut; “Atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” (Fusilet; 34).

Kurse ai cili pyet se kush na urdhëron kështu të veprojmë!? I themi; Allahu, xhele ue ala, Ai i cili i rrotullon zemrat dhe se nuk ka zemër prej bijve të Ademit e që mos të jetë në mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, i Cili i rrotullon ato kah të don Ai.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Sherh Rijadus Salihin; 1/278

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَيَا قَوْمِ مَا لِي أَدْعُوكُمْ إِلَى النَّجَاةِ وَتَدْعُونَنِي إِلَى النَّارِ

“Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarm?” (Gafir; 41).

A po e vëren se çfarë pyetje e mençur dhe e logjikshme!? Ose shpëtim ose shkatërrim! Nuk ka rrugë tjetër. “Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.” (Mudethir: 37).

Dr. Muhamed el Avaxhi

5. Bekër Abid, ka thënë; E kam dëgjuar Fudajl Ibn Ijadi për fjalën e Allahut; وَبَدَا لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا يَحْتَسِبُونَ

“E prej Allahut do t’u prezentohet (lloji i dënimit) çka as nuk kanë mund të mendojnë.” (Zumer; 47).

Duke thënë; “Vepruan vepra që në pamje dukeshin të mira por në realitet ishin të këqija! Thotë Bekri: E shikova Jahja Ibn Meinin filloi të qante!

Tarih Bagdad; 13/262

Pyetja: O ti i nderuar! Sa herë jemi ndikuar dhe kemi qajtur kur kemi lexuar këtë porosi Kuranore!

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...