9.8 C
Skopje
E martë, 6 Tetor, 2026

MEDITIME KURANORE – 135

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
بَأْسُهُمْ بَيْنَهُمْ شَدِيدٌ ۚ تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْقِلُونَ
“Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” (Hashër; 14).

Shoqëria e të vërtetës (hakut) edhe pse është pak në numër do të jenë më të ngritur dhe më krenar sesa shoqëria e devijimit edhe pse ata mund të jenë në numër shumë më të madh.
Një gjë e tillë qëndron kështu, ngase shoqëria e të vërtetës i ka bazat dhe shtyllat e forta çdoherë, kurse shoqëria e devijuar është e ndërtuar mbi baza të devijuara, baza të cilat kanë kohën kur rrëzohen dhe humben.

Muhamed Derraz ; Min hulukil Kuran; fq.5

2. Bazat dhe kushtet e jetës bashkëshortore janë tre;
a. Të jenë prehje për njëri tjetrin.
b. Ta duan njëri tjetrin.
c. Të jenë të mëshirshëm ndaj njëri tjetrin.
Çdo mangësi në njërin prej këtyre tre bazave është mangësi në realizimin e udhëzimit hyjnor.
Allahu , xhele ue ala, ka thënë;
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Rrum; 21).

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Është betuar Allahu në suren el Adijat; Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! Ngase, këtu ia kujton atij që kali nuk i përbuzë të mirat e zotëriut të tij, sikurse që ndodh me njerëzit që shumë prej tyre janë përbuzës ndaj të mirave të Allahut, andaj, shpeshherë Kali e rrezikon jetën e tij nëse vjen në pyetje jeta e zotëriut të tij, si shkak falënderimi ndaj atij që i bën mirë, pra Kali po e qon amanetin në vend dhe po tregohet falënderues ndaj zotëriut që përkujdeset për të. Andaj, mos u bë prej atyre që kafsha është më mirënjohëse ndaj zotëriut të saj/tij sesa t’i o njeri ndaj Allahut, xhele ue ala!

Shejh Dr. Muhamed el Hudajri

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
إِنَّ الْإِنْسَانَ لِرَبِّهِ لَكَنُودٌ
” Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.”  (Adijat: 6).

Katade dhe Hasani kanë thënë; “Njeriu është mosmirënjohës dhe përbuzëz i mirësive dhe begative të Allahut, xhele ue ala.” Ed durrul Menthur; 15/605

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
إِنَّهَا عَلَيْهِمْ مُؤْصَدَةٌ
“Ai i mbyll ata, ua zë frymën.” (Humezeh: 7).

Dmth, dyert e mbyllura dhe nuk shpresohet shpëtim prej xhehenemit, Allahu na ruajtë! Paramendoje që një njeri është në ndonjë grop ose në makinë e cila është kapluar nga zjarri dhe nuk ka ikje dhe dalje prej aty, çfarë do ishte gjendja e tij!?
Shkatërrim i madh i cili nuk përkshkruhet nga tmerri i madh në ato çaste.
Allahu nuk na lajmroi vetëm thjeshtë si lexim, por na tërhjeki vërejtjen që të largohemi nga veset e këqija, nënçmimi, përqeshja dhe nga përbuzja e njerëzve.
Pra, të largohemi nga veset e këqia që janë cekur në këtë sure.

Shejh Uthejmini, rahimehullah; Tefsir xhuz Amme; fq.317

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...