27.9 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026

MEDITIME KURANORE – 136

1. Dije, Allahu të drejtoftë drejtë adhurimit të Tij, se qëllimi i faljes së namazit është që zemra të lidhet dhe t’i drejtohet vetëm Allahut, ngase ky veprim është shpirti i namazit. Andaj, nëse falesh pa prezencën e zemrës në namaz dije se ke vepruar sikurse me qenë një trup, por i tilli nuk ka shpirtë brenda tij. Aludon në një gjë të tillë, fjala e Allahut, xhele ue ala, ku thotë;

فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ. الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ. ‘

Pra shkatërrim(mjerë për ta) është për ata që falen. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (El Maun; 4-5).

Shejh Muhamed et Temimij, rahimehullah Tefsir suretul Fatiha; fq.1

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ

E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” (Keuther: 3).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah ka thënë; “Ke kujdes o njeri që mos të bëhesh prej atyre që urrejnë diç me të cilën ka ardhur i dërguar i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ose të refuzosh atë si shkak i pasimit të epshit tënd, ose si shkak që ta ndihmosh medh’hebin tënd, ose shejhun tënd ose si shkak i ëndjeve tua ose si shkak i dhënies tënde pas dunjas. Kujdes, ngase Allahu i madhëruar nuk na ka obliguar t’i bindemi urdhërave të askujt sikurse që na ka obliguar t’i bindemi resulullahut , salallahu alejhi ue selem ! .

Dekaik et Tefsir: 6/312.

3. Sureja el Kafirun ngërthen në vete Teuhidin Uluhije (njësimin e Allahut si të vetëm në adhurim), sureja es Samed (kulhuvallahu) ngërthen në vete Teuhidin Rububije (Njësimin e Allahut në zotërim) dhe Teuhidin Esmai Ves Sifat (Njësimin e Allahut më emrat dhe cilësitë e Tij). Gjithashtu, dyjat quhen suret e ihlasit (sinqeritetit). Mu për këtë arsye preferohet të lexohen dy suret qysh në mëngjes, dy rekatet sunet të sabahut, dy rekatet e tavafit, në namazin e vitrit, për ta vërtetuar dhe filtëruar Teuhidin besimtari çdo ditë në veten e tij.

Shejh Dr. Muhamed el Hudajri

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ

(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad; 29).

U pyet shejh ibn Bazi, rahimehullah, se a ka dallim në shpërblimin e leximit të Kuranit duke e lexuar atë nga Mus’hafi dhe duke e thënë përmendsh!? Ai, tha: Nuk di ndonjë argument që bën dallim në shpërblim, por qëllimi është meditimi i tij, prezenca e zemrës gjatë leximit dhe qetësia e zemrës me leximin e tij. Nëse arrihet kjo që u cek më lartë përmes leximit përmendsh, atëher kjo është më me vlerë, por nëse arrihet ajo që u cek më lartë përmes leximit direkt nga Mus’hafi, atëherë veproje këtë, ngase kjo është më me vlerë. Pra, esenca është leximi me meditim dhe prezenca e zemrës gjatë leximit.

Shejh Ibn Bazi, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 24/352

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...