22.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

MEDITIME KURANORE – 142

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ

“Po ti (Mumahed) me përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para përendimit madhëro e falënderim Zotin tënd.” (Kàf; 39).

Durimi (sabri) me të cilin u urdhëruan pejgamberët e Allahut në Kuran dhe me të cilin u vequa më shumë i dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem! , është në dy gradë, lloje;

1. Sabri (durimi) i përgjithshëm; Është fjala për sabrin i cili është cekur në ajetin e lartëpërmendur, pra mos të dëshprohet dhe mos t’ia kthej me fjalë me të keq atyre që flasin keq për të, qoftë kthyerja me fjalë ose me vepra të këqija, por të tregohet durimtarë dhe mos të ndjej neveri ndaj tyre as me zemër.

2. Sabri (durimi) i bukur dhe i mirë; Allahu, xhele ue ala, e cek edhe lloj të sabrit në Kuran: فَاصْبِرْ صَبْرًا جَمِيلًا

“Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).” (Mearixh; 5).

Sabri i mirë është prej gradëve më të larta të sabrit. Ky lloj i sabrit është krejt ajo që u cek tek lloji i parë, por këtu bën pjesë edhe; Tu flas fjalë të mira atyre, panvarësishtë ata që flasin keq për të, të mos ankohet tek Allahu dhe të mos ketë për Allahun mendim të keq por të ketë mendim të mirë gjithnjë për Allahun dhe mos t’i humb shpresat tek Allahu. Kjo nuk mund të ndodh pos tek ata që ua ka mbushur Allahu zemrat e tyre me dashuri ndaj Tij dhe tek ata që i njohin emrat dhe cilësitë e Allahut.

Shejh Salih Ali Shejh

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

“Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.” (Dharijat; 18).

Disa nga dijetarët janë të mendimit se istigfari(kërkim falja) në kohën e cekur në ajetin e lartëpërmendur është më me vlerë se leximi i Kuranit në këtë kohë. Edhe pse në përgjithësi leximi i Kuranit është më me vlerë se istigfari, mirëpo në disa raste istigfari është më me vlerë, pash; Koha pak para thirrjes së ezanit të namazeve, koha prej ezanit të namazit të sabahut deri në faljen e namazit farz të sabahut preferohet istigfari dhe duaja më shumë.”

Shejh Salih Ali Shejh

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ سُرُرٍ مَصْفُوفَةٍ ۖ وَزَوَّجْنَاهُمْ بِحُورٍ عِينٍ

“Ata(banorët e xhenetit) janë të mbështetur në koltukë(në Xhenetin e Allahut (të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.” (Turë; 20).

Burrave (prej banorëve të Xhenetit) i dhurohen dy lloje të grave;

1. Gra prej xhenetit (hyjri symëdha, shumë tê bukura) dhe

2. Gra prej dunjasë (gratë e tij që ka pasur në dunja dhe kanë meritiar hyrjen në Xhenet).

Shejh Salih Ali Shejh

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُمْ بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُمْ مِنْ عَمَلِهِمْ مِنْ شَيْءٍ ۚ كُلُّ امْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ

“E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.” (Turë; 21).

Shumica e sahabëve dhe dijetarëve pas tyre janë të mendimit që me fjalën: “pasardhësitë”, është për qëllim fëmijët. Ngase, nëse djali ec pas hapave të babait në rrugën e imanit, besimit, edhe nëse bën vepra të mira më pak se babai i tij dhe hyn në xhenet si shkak i imanit të tij, edhe pse ndoshta është shumë grada në Xhenet larg babait të tij, Allahu me dhuntinë dhe mëshirën e Tij do ta ngrej edhe djalin në gradat e babait të tij në Xhenet.

Shejh Salih Ali Shejh

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...