11.8 C
Skopje
E diel, 19 Prill, 2026

MEDITIME KURANORE – 143

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; لَقَدْ رَأَىٰ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِ الْكُبْرَىٰ

“Ai vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (Nexhm: 18).

Allahu u dërgon shenja të mëdha dhe të vogla pejgamberëve të Tij për ta vërtetuar pejgambërllëkun dhe mesazhin e tyre tek njerëzit. Shenjat e mëdha të pejgambërllëkut janë; Çarja e hënës, Kur’ani, Mi’raxhi, etj. Kurse prej shenjave të vogla, janë: Dalja e ujit mes gishtave të dorës së resulullahut, salallahu alejhi ue selem!, lëvizja e pemës kur kalonte afër saj resulullahu, salallahu alejhi ue selem! , ka kuptuar në shikim të parë ankesën e devesë e cila edhe lotoi, i dërguari i Allahut e qortoi pronarin e saj që mos ta mundoj shumë.

Më gjërsishtë rreth kësaj teme, shiko; El Xhevab es Sahih Limen bedele dinul Mesih, të Ibn Tejmijes; 1/309-402, 6/324-326, 6/355-360) (Shiko të gjitha hadithet lidhje me ato që u cekën më lartë; Buhariu; 3574 nga Enes Ibn Maliku, Muslimi; 2279 nga Enes Ibn Maliku, Muslimi; 3012 nga Xhabiri, Ahmedi; 3/274 nga Abdullah Ibn Xhaferi, Ebu Davudi; 2675 nga Abdurrahman Ibn Abdilah e ky nga babai i tij). Shejh Salih Ali Shejh

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ لَيُسَمُّونَ الْمَلَائِكَةَ تَسْمِيَةَ الْأُنْثَىٰ

“Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, engjëjt i emërto-jnë me emra femrash.” (Nexhm; 27).

Idhujtarët ndaj melaikeve të Allahut kanë tre qëndrime;
1. Melaiket sipas tyre janë femra, këtë gjë të tyre e cek edhe Allahu në Kuran; وَجَعَلُوا الْمَلَائِكَةَ الَّذِينَ هُمْ عِبَادُ الرَّحْمَٰنِ إِنَاثًا ۚ أَشَهِدُوا خَلْقَهُمْ ۚ سَتُكْتَبُ شَهَادَتُهُمْ وَيُسْأَلُونَ

“Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.” (Zuhruf; 19).

2. Melaiket sipas tyre janë vajzat e Allahut , xhele ue ala; أَصْطَفَى الْبَنَاتِ عَلَى الْبَنِينَ

“A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?” (Safat; 153).

3. Ata i adhuruan melaiket, kinse si lloj afrimi përmes melaikeve tek Allahu, xhele ue ala. وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ يَقُولُ لِلْمَلَائِكَةِ أَهَٰؤُلَاءِ إِيَّاكُمْ كَانُوا يَعْبُدُونَ قَالُوا سُبْحَانَكَ أَنْتَ وَلِيُّنَا مِنْ دُونِهِمْ ۖ بَلْ كَانُوا يَعْبُدُونَ الْجِنَّ ۖ أَكْثَرُهُمْ بِهِمْ مُؤْمِنُونَ

“Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: “A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?” Ata (engjëjt) thonë: “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre”. (Sebe’; 40-41).

Pra, i llogarisin melaiket si femra, si vajza të Allahut dhe se lejohet t’i luten atyre se përmes tyre(lutjes dhe adhurimit të tyre) kinse afrohen tek Allahu , xhele ue ala.

Shejh Salih Ali Shejh

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...