7.8 C
Skopje
E enjte, 8 Tetor, 2026

MEDITIME KURANORE – 160

1. Dunjaja, sprovë për besimtarin! Ata që kanë synim botën tjetër të tillët kanë rrugëtim ndryshe nga të tjerët. Ata largohen nga gjërat e dyshimta në mënyrë qê ta ruajn fenë e tyre. Dhe punojnë për botën tjetër më shumë se për dunja. Ngase ata e kanë kuptuar drejtë fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë;

وَمَا هَٰذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا لَهْوٌ وَلَعِبٌ ۚ وَإِنَّ الدَّارَ الْآخِرَةَ لَهِيَ الْحَيَوَانُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ

“Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin.” (Ankebut; 64).

Muhamed el Gazali El Muhavir el Hamse, fq.149

2. Namazi dhe vlera e tij! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; اتْلُ مَا أُوحِيَ إِلَيْكَ مِنَ الْكِتَابِ وَأَقِمِ الصَّلَاةَ ۖ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ ۗ وَلَذِكْرُ اللَّهِ أَكْبَرُ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَصْنَعُونَ

“Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve); Allahu e di çpunoni ju.” (Ankebut; 45).

Ebil Alije, radijAllahu anhu , ka thënë; Namazi është tre pjesë;
1. Sinqeritet(ihlas)
2. Frikë (hashje)
3. Dhikër (lexim Kurani dhe përmendje Allahun)

Dhe çdo namaz që nuk ka ndonjërën prej këtyre tre gjëra, ai nuk është namaz. Sinqeriteti e urdhëron njeriun për kryerjen e punëve të mira, frika e ndalon nga punët e këqija, kurse dhikri(Kurani) gjithashtu e urdhëron dhe e ndalon.

Ed durrul Menthur; 6/464

3. Largimi nga gjërat e dyshimta! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِنْ وَرَاءِ حِجَابٍ ۚ ذَٰلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ

“E kur kërkoni prej grave(grave që nuk i ke mahrem) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre.” (Ahzab; 53).

Largimi nga gjërat e dyshimta është kërkes fetare, në disa raste obligohet largimi e në disa raste pëlqehet largimi prej tyre.

El Iz Ibn Abduselam, rahimehullah Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.70

4. Edukatori i suksesshëm! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا

“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Ahzab; 21).

Prej mësimeve dhe udhëzimeve të kësaj porosie Kuranore është edhe; Që Hoxha, thirrësi Islam, mësuesi, profesori duhet të jenë shembull dhe mostër në sjelljen, moralin, punën dhe në jetën punë e tij për tjerët. Gjithashtu, kërkohet të jetë i devotshëm, modestë, zemërgjërë, të jetë larg mëkateve dhe gjërave të dyshimta. Nëse është i tillë njerëzit do ndikohen shumë më shumë nga cilësitë e tij (morali, etj) sesa nga dituria e tij e shumtë që mund ta posedon ai.

Ali Tantavi, rahimehullah Fusul Fi daveti vel Islah; fq.29

5. Fol mirë ose hesht! Prej gjërave që më së shumti e pengojnë përuljen në namaz është të folurit për gjëra të kota dhe pa dobi. Për këtë arsye Allahu kur i ceku cilësitë e besimtarëve në Librin e Tij, tha që ata largohen nga gjërat e kota, pasiqë ceku se ata janë të për’ulur dhe të kujdesshëm në namazet e tyre; ِ قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ. الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ. وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ

“Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit. Dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë).” (Mu’munin; 1-3).

Shejh Dr. Muhamed el Hudajri

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...