12.8 C
Skopje
E martë, 19 Maj, 2026

MEDITIME KURANORE – 163

1. Jeta bashkëshortore! Allahu e sqaroi se burri është më i fortë se gruaja dhe ai është udhëheqësi, andaj ky është haku i burrit dhe mësim për gruan e cila nuk i bindet burrit të saj. Allahu e përfundoi porosin e Tij, duke thënë; إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا ” Allahu është më i larti, më i madhi.” (Nisa; 34).

Lloj qortimi për burrat që mos të qohen pesh karshi grave të tyre, duke u hyrë në hak dhe duke u bërë zullum.

Shejh Dr. Muhamed el Hudajri

2. Jeta bashkëshortore! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَا تَتَمَنَّوْا مَا فَضَّلَ اللَّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبُوا ۖ وَلِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبْنَ ۚ وَاسْأَلُوا اللَّهَ مِنْ فَضْلِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا

“Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grve gjithashtu ju takon hise bga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send.” (Nisa; 32).

Allahu e ndaloi lakmi me këtë ajet Kuranor. E çka mbetet me disa që nuk i pranon dallimet sheriatike në mes femrës dhe mashkullit. Çka mbetet me at i cili bën thirrje të largohet ky urdhër hyjnor! At i cili bën thirrje që burri dhe gruaja janë të njejtë dhe nuk ka asnjë dallim mes tyre, edhe pse ligji hyjnor e ka sqaruar këtë çështje!?

Bekër Ibn Abdilah(Ebu Zejd) Hirasetul Fadile; fq.22

3. Alkame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- duke komentuar ajetin Kur’anor: مَا أَصَابَ مِنْ مُصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۗ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ ۚ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

”Nuk ngjan kurrfarë fatkeqësie pa lejen e Allahut, e ai që i beson Allahut, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. Allahu di mirë çdo gjë.” (Tegabun: 11).

Thotë: ” Këto janë sprovat të cilat e godasin njeriun . Njeriu e dinë që sprovat janë nga Allahu, prandaj i dorëzohet sprovave dhe është i kënaqur me to.”

4. Allahu,- xhele veala,- thotë: وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ

“Ne edhe ty( Muhamed) ta zbritëm librin(Kur’anin) e vërtetë që Kur’ani është vërtetues i librave të mëparshëm dhe anulues i tyre”. ( El Maide, 48)

Dhe duke qenë se Kur’ani është anulues i tyre nuk i lejohet muslimanit të punojë me asnjë ligj, prej ligjeve të librave të mëparshëm, përveç atij ligji që është i saktë dhe i vërtetuar nga Kur’ani.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; قُلْ إِنِّي لَا أَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّا وَلَا رَشَدًا. قُلْ إِنِّي لَنْ يُجِيرَنِي مِنَ اللَّهِ أَحَدٌ وَلَنْ أَجِدَ مِنْ دُونِهِ مُلْتَحَدًا.

”Thuaj (o Muhammed!): “Unë nuk mundem t’jua largojë ndonjë dëm juve e as t’ua sjell ndonjë dobi (vetëm Allahu ka pushtet për këtë). Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Allahut; as që mund të gjejë strehim tjetër kund, përveç te Ai.” (Xhin: 21-22).

Pejgamberët i godet çdo gjë që i godet njerëzit e tjerë, siç janë: Sëmundjet, vdekja, nevoja për ushqim, nevoja për të pirë, dhe çdo gjë tjetër që ka mundësi ta godasë njeriun.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...