28.4 C
Skopje
E enjte, 2 Korrik, 2026

MEDITIME KURANORE – 189

1. Kurani, ma ndryshoi jetën! Një kojshijës sim ia dhashë 5mij rijal (1250ero) borxh, por kur e kujtova fjalën e Allahut;

وَإِنْ كَانَ ذُو عُسْرَةٍ فَنَظِرَةٌ إِلَىٰ مَيْسَرَةٍ ۚ وَأَنْ تَصَدَّقُوا خَيْرٌ لَكُمْ ۖ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ

“Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim. E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës është shumë më e mirë për ju, nëse dini.” (El Bekare; 280).

Ia fala borxhin atij, por Allahu pas ca kohe ma kompenzoi me diçka më madhore se ajo. I kisha 100 mij rijal (25mij ero) borxh, por e kisha pagesën me këste, kur një i afërm i imi erdhi dhe më tha, ti kam paguar 100 mij rijalët që ke pasur borxh, si dhuratë nga un.

2. Kurani, ma ndryshoi jetën! Ndodhi një keqkuptim në mes meje dhe gruas së vëllait tim! Ajo, ishte që gaboi ndaj meje! Dhe, fillova t’i lutem Allahut se çfarë të veproj në këtë rast!? E hapa telin, kur ja më erdhi një mesazh nga një shok i imi, duke ma kujtuar fjalën e Allahut ;

ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ

“Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” (Fusilet; 34).

Dhe, e futa në praktikë këtë perlë Kuranore dhe tashmë gjendja mes nesh ka ndryshar rrënjësishtë për të mirë.

3. Kurani, ma ndryshoi jetën! Jam një kërkues i diturisë dhe një natë u ndala ta meditoj fjalën e Allahut;

أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِدًا وَقَائِمًا يَحْذَرُ الْآخِرَةَ وَيَرْجُو رَحْمَةَ رَبِّهِ ۗ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ ۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ

“(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natë e kalon në adhurim, duke bërëb sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (Zumer; 9).

Fillova të qaj shumë për veten time, që shumë netë të gjata i humba dhe nuk i kalova ato bile disa minuta në adhurim ndaj Allahut. Andaj, ky ishte një fillim i imi drejtë faljes së namazit të natës dhe lus Allahun që mos ta ndërpres derisa ta takoj Atë.

4. Kurani, ma ndryshoi jetën! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; لِكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ

“Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar.” (El Hadid; 23).

Shumë më mundonte dhe më brengoste çështja e kaluarës sime, por kur e lexova këtë perlë Kuranore, u shërua zemra dhe u qetësua mendja ime nga e kaluara, duke e harruar atë dhe duke ecur dhe përparuar më tutje.

5. Bestytnitë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَىٰ غَيْبِهِ أَحَدًا

“Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.” (El Xhinë; 26).

Vahidiju, ka thënë; “Në këtë porosi Kuranore ka argument se kush beson se yjet na mësojnë apo përmes tyre mësojmë se kush vdesë apo kush do lindë ose gjëra të tjera të fshehta që i di vetëm Allahu, i tilli veçse ka bërë kufër (ka mohuar)në porosit Kuranore.

Tefsir Err Rrazij; 16/101

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...